Lajme

Importi i mjeteve piroteknike në Kosovë shënon rënie

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 13 December 2024

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka bërë të ditur se ka rënie të importit të mjeteve piroteknike, krahasuar me vitet paraprake.

Ai thotë se dikur kishte import me mbi 1 milion kilogramë të këtyre mjeteve, ndërsa këtë vit janë diku 440 kilogramë, me vlerë prej 800 mijë eurove,.

“Importi i fishekzjarreve, sidomos në periudhën e fundvitit rritet pak më shumë, por mund të them se nëse krahasohet me periudhat paraprake, ne kemi një ulje”, tha Stavileci për Klan Kosova.

-Advertisement-

“Në vitet e mëhershme kemi kaluar shifrën mbi 1 milion kilogram mjete piroteknike, brenda një periudhe të vitit, por tani kemi diku 440 mijë kilogramë të importuara, ndërsa vlera e tyre është dikur rreth 800 mijë euro”.

Sa i përket limitit të importit të mjeteve piroteknike, Stavileci thotë se nuk ka një të tillë, vetëm se duhet të kenë leje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera