Lajme

Imami Maliqi organizon drekë për festën e Bajramit, të ftuar edhe ambasadori Kosnett dhe kryeparlamentari Konjufca

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 20 July 2021

Xhamia e Lagjes së Spitalit në Prishtinë ka organizuar një drekë, ku do të jenë të ftuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, Kryeparlamentari Glauk Konjufca si dhe shumë përfaqësues të tjerë të institucioneve.

Imami i kësaj xhamie, Labinot Maliqi i ftuar në ‘Ora Shtatë’ në Klan Kosova tha se kjo drekë ka për qëllim motivimin për të qenë shoqëri e bashkuar.

“Është një drekë ndërfetare për Kurban Bajram që do të shtrohet sot pasdite në xhaminë tonë, është një drekë e parë e këtij niveli, e këtij lloji e karakteri dhe duhet të shërbejë që përveçse ta ushqejë vlerën e diversitetit që kemi të trashëguar nga paraardhësit, të inspirojë dhe motivojë gjithë spektrin politik shoqëror në përgjithësi që të jemi më të bashkuar se kurrë me njëri-tjetrin”, tha Imami.

-Advertisement-

Ai shtoi se të gjithë të ftuarit, përfshirë edhe ambasadorin Kosnett e kanë pritur mjaftë mirë këtë ftesë.

“Në momentin e parë që e kanë lexuar ftesën tonë, është konfirmuar ajo, ne jemi të kënaqur, do t’i mirëpresim dhe do të jetë privilegj edhe për ne, për xhaminë tonë dhe me respektin më të madh do t’i mirëpresim të gjithë këta mysafir”, u shpreh Maliqi.

Tutje ai shtoi se në këtë drekë do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga të gjitha komunitet fetare tradicionale që i kemi në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera