Lajme

Ilir Meta president, Haradinaj uron i pari nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 28 April 2017

Kryteari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është politikani i parë nga Kosova që ka uruar Ilir Metën, pas zgjedhjes si president i ri i Shqipërisë.

Postimi i plotë në “Facebook”:

Urimet më të mira për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë! Jam i bindur se Ju do të punoni me përkushtim në zhvillimin dhe avansimin e Shqipërisë si dhe në mbrojtjen e interesave shtetërore, por edhe kombëtare të shqiptarëve kudo që janë.

-Advertisement-

Mbetem me shpresë poashtu se zgjedhja e Juaj, do të kontribuojë edhe në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë!  Poashtu shpreh mirënjohjen time për punën e shkëlqyer të Presidentit Nishani!

R H

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera