Lajme

Ilir Deda ndjen keqardhje për VV-në

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 21 March 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda ka komentuar hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës ku po mbahej seanca për demarkacioni, shkruan Infokusi.com

Deda ka thënë se i vie keq për deputetët e VV-së ndërsa dhuna nuk mund ta ndalë vullnetin për lëvizje të lirë të qytetarëve.

“Dhuna nuk e ndalë vullnetin për lëvizjen të lirë të qytetarëve të Kosovës. Unë dje kam pas shpresë që do të ketë maturi politike dhe vetëm do të votojnë kundër. Më vjen keq për ta”, ka thënë Deda.

-Advertisement-

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për shkak të gazit lotsjellës të hedhur në sallë nga deputetët e VV-së./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera