Lajme

IKSHPK: Pirja e duhanit rrit rrezikun e prekjes nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 31 March 2020

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka deklaruar se pirja e duhanit e rrit rrezikun e prekjes nga koronavirusi.

Instituti këtë e ka bërë përmes një postimi të bërë në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta inFokus.

 

-Advertisement-

“Duke pirë duhan, ju e afroni dorën te goja dhe kështu mund ta barni virusin në trupin tuaj. Ndarja e produkteve të duhanit me të tjerët si nargjilja mund ta përhap virusin në mes njerëzve si dhe duhani dobëson sistemin tuaj të frymëmarrjes dhe ju bën më të ndjeshëm ndaj virusit”, janë ato çfarë ka deklaruar IKSHPK./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera