Lajme

IKSHPK nuk i lajmërohet edhe pse thërret 33 herë, acarohet aktorja kosovare

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 27 October 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar numërin ”038 200 80 800” i cili duhej të ishte i qasshëm në çdo kohë, për informimin e qytetarëve rreth pandemisë së koronavirusit.

Por për këtë ka pasur ankesa se nuk po përgjigjet askush.

Lexo edhe:IKSHPK-ja “injoron thirrjet” e qytetarëve, kjo është përgjigja e Ministrisë së Zemajt

-Advertisement-

Aktorja Aurita Agushi është shprehur e acaruar që në këtë numër nuk paraqitet askush.

”33 herë kam thirr prej mëngjesit në 038 20080800 – Qendra e thirrjeve e IKSHP-së dhe nuk paraqitet shpirt i gjallë. Pirolla ju qoftë!”, ka shkruar aktorja.

Gazeta Infokus ka raportuar ditë më parë për këtë, pasi ka marrë ankesa nga qytetarët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera