Fokus

IKSHPK-ja “injoron thirrjet” e qytetarëve, kjo është përgjigja e Ministrisë së Zemajt

Autori: H. Smajli 16:17 | 26 October 2020

Ministria e Shëndetësisë është përgjigjur pas ankesave që qytetarët i kanë drejtuar në Gazetën inFokus për Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të cilët sipas qytetarëve nuk po përgjigjen në thirrjet e këtyre të fundit, në numrin që është publikuar për COVID-19.

Në numrin e telefonit, i cili është në dispozicion për qytetarët të cilët dyshojnë se janë të infektuar apo kanë simptoma te virusit COVID-19 nuk lajmërohet askush gjatë gjithë kohës.

Megjithatë, në një përgjigje për Gazetën inFokus nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se numri i publikuar nga IKSHPK-ja është aktiv dhe se ky institucion pranon dhjetëra thirrje brenda ditës.

“Numri 038 200 80 800 është aktiv dhe zyrtaret në IKSHPK pranojnë brenda ditës dhjetëra telefonata përmes këtij numri”, thuhet shkurt në përgjigjen e MSH-së për inFokus.

Mirëpo një gjë të tillë nuk po e thonë edhe qytetarët. Ata javën e kaluar janë ankuar se kanë telefonuar edhe deri në 20 herë në ditë këtë numër dhe asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje.

Kështu të paktën kanë deklaruar për Gazetën inFokus dy qytetarë të cilët dyshonin se ishin infektuar me COVID-19.

B.M. nga Fushë Kosova ka thënë për Gazetën inFokus se pasi kishte pas kontakt me dikë që ka dal pozitiv me COVID-19 dhe pasi dyshonte se ishte infektuar e ka telefonuar deri në 30 herë në numrin e publikuar nga ky institucion por që asnjëherë nuk ka marrë përgjigje.

“I kam thirr më shumë se 30 herë në numrin që ata vetë kanë thënë me i thirr por vetëm vazhdon të cingërojë pa përgjigje, kështu që u detyrova me bë testin na laborator privat”, ka thënë ky qytetar.

E i njëjti rast i ka ndodhur edhe qytetares E.R e cila ka deklaruar se ka telefonuar për tre ditë rresht në këtë numër edhe asnjëherë nuk ka marrë përgjigje.

Ajo po ashtu ka shtuar se qytetarët detyrohen të bëjnë testin në institucione private edhe nëse nuk i kanë mundësitë për këtë, shkruan Gazeta inFokus.

“Rasti është kështu, kam pas simptoma për disa ditë, i kam telefonuar dy ditë rresht Institutin e Shëndetësisë Publike, por asnjëherë s’më janë përgjigjur. Nuk e di ku është problemi me atë numër vetë e kanë publikuar dhe kanë thënë që të telefonojnë aty dhe ata na tregojnë për hapat e mëtutjeshëm që duhet të ndërmarrim. E problem të tillë nuk kam pas vetëm unë kështu pothuajse e gjithë familja. Nëse nuk përgjigjeni mos i mashtroni qytetarët të humbin kohë duke ju thirr”.

Numri i IKSHPK-së është “038 200 80 800” dhe Ministria e Shëndetësisë së bashku me IKSHPK-në bënin thirrje që qytetaret të lajmërohen menjëherë në këtë numër në këtë numër nëse dyshojnë se kanë simptoma, shkruan Gazeta inFokus.

E për këtë nuk janë deklaruar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, të cilët të kontaktuar nga Gazeta inFokus deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje./Gazeta inFokus/

Të tjera