IKSHPK ka një apel për qytetarët gjatë festave të fundvitit
Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 19 December 2021
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka theksuar se situata epidemiologjike në Kosovë aktualisht është stabile, por në rajon, Evropë dhe botë është rënduar javët e fundit me shfaqjen e variantit të ri të virusit SARS CoV-2 Omicron, dhe rrezikon përhapjen e këtij varianti edhe në Republikën e Kosovës duke marrë parasysh festat e fundvitit dhe ardhjen e një numri të madh të qytetarëve nga shtetet me numër të rritur të rasteve.
Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet në rast të rritjes së rasteve të reja, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të festojmë së bashku duke respektuar masat sipas vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
“Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, thuhet në një postim të institutit në Facebook.
Të nderuar qytetarë!
IKSHPK është duke e përcjellur në vazhdimësi situatën epidemiologjike në vend, në rajon dhe në botë.
Situata epidemiologjike në Kosovë aktualisht është stabile, por në rajon, Evropë dhe botë është rënduar javët e fundit me shfaqjen e variantit të ri të virusit SARS CoV-2 Omicron (B.1.1.529) i cili është raportuar tashmë në shumë shtete të botës dhe rrezikon përhapjen e këtij varianti edhe në Republikën e Kosovës duke marrë parasysh festat e fundvitit dhe ardhjen e një numri të madh të qytetarëve nga shtetet me numër të rritur të rasteve.
Ne jemi duke vazhduar pandërprerë me gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik.
Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet në rast të rritjes së rasteve të reja, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të festojmë së bashku duke respektuar masat sipas vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.
Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19.
Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës. Nga java e kaluar Ministria e Shëndetësisë ka filluar vaksinimin me dozën pērforcuese dhe dozën e tretë që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare.
Doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Doza përforcuese jepet 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë.
Doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut ordinues. Doza e tretë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.
Duke u vaksinuar vetë, ju mbroni veten, mbroni edhe njerëzit për rreth jush, në rend të parë familjen.
Vaksinimi mbetet arma më e fortë për të parandaluar hospitalizimin.
Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërisht duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!
Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje:
Mbulo gojën dhe hundën me maskë!
Mbaj higjienën!
Respekto distancën!
VAKSINOHU!
Të tjera
-
Komuna e Gjakovës i jep tenderin mbi 4 milionë euro konsorciumit më të shtrenjtë, injoron tre vendime të OSHP-së
Ndërtimi i “rrugës X” në Gjakovë, rrugë kjo tranzit që lidh rrugën e Pejës me...
-
Kurti takohet me kryediplomatin e Singaporit, flasin për bashkëpunimin mes dy vendeve
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në New York pati ka apsur një takim dypal...
-
KFOR dhe ushtria e Serbisë patrullojnë në mënyrë të sinkronizuar në të dyja anët e kufirit në afërsi të Podujevës
KFOR’i ka njoftuar se pjesëtarët e saj nga Polonia kanë kryer stërvitje të si...
-
Përplasen dy vetura tek menza e studentëve përfundojnë në semafora (PAMJE)
Një aksident i rëndë ka ndodhur para disa minutave tek menza e studentëve kon...
-
Mundësia e koalicionit me VV-në, Hoxhaj: S’shoh ura bashkëpunimi, jemi dy binarë që s’takohen asnjëherë
Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, është shprehur i sigurt se qeveri...
-
Ish-ushtaraku: Sulmi i Banjskës u bë me urdhër të Vuçiqit dhe me ndihmën e ushtrisë dhe BIA-s serbe
Ish-ushtaraku Afrim Veseli ka deklaruar se sulmi terrorist i 24 shtatorit në ...
-
Të dy në Nju Jork, Osmani shtrëngon duart me Biden e zyrtarë tjerë të administratës, kënd po e takon Kurti?
Presidentja Vjosa Osmani qe një javë po qëndron në Nju Jork të SHBA-së në kua...
-
Kurti e falënderon ministrin e Jashtëm të Luksemburgut për mbështetjen ndaj Kosovës
Në New York, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjiths...
-
Në kuadër të takimeve, Osmani takon O’Brien, diskutuan për integrimin euroatlantik të Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve në N...
-
Abdixhiku: Prishtina është gati për zgjedhje, nga 5 dege janë propozuar 20 kandidatë për deputetë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi ka bëre të ditur se në 5 d...
-
Edi Rama publikon fotografi krah presidentes Vjosa Osmani në New York
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një fotografi me presidenten...
-
Supremja e lë në paraburgim Haxhi Shalën, dëshmitari i parë në këtë rast pritet të paraqitet nga mesi i nëntorit
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë marrë vendim që të hudhet pos...