IKSHP del me njoftim të ri lidhur me ujin e Liqenit të Badovcit: Cilësia e ujit është përmirësuar
Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 16 November 2023
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njofrur se cilësija e ujit në Liqenin e Badovcit është përmirësuar por ende nuk mund të pihet pasi që pritet shumë shpejt të ulen vlerat e Manganit në rrjet.
Përmes një njoftimi për media thuhet se nga analizat e fundit laboratorike tregojnë se gjendja në liqe është qetësuar, cilësia e ujit është përmirësuar dhe pritet që në ditët në vijim të ulen vlerat e Manganit në rrjet, sipas standardeve të parapara në Udhëzimin administrativ nr. 10/2021 -Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu.
Njoftimi i plotë:
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton popullatën se është duke vazhduar monitorimi dhe përcjellja në vazhdimësi e cilësisë së ujit në Liqenin akumulues të Badocit, të destinuar për pije.
Analizat e fundit laboratorike tregojnë se gjendja në liqe është qetësuar, cilësia e ujit është përmirësuar dhe pritet që në ditët në vijim të ulen vlerat e Manganit në rrjet, sipas standardeve të parapara në Udhëzimin administrativ nr. 10/2021 -Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu.
Ekipet e IKSHPK-së janë në terren 24/7 dhe po bëhen çdo ditë analiza fiziko-kimike të ujit të prodhuar në Fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badocit dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për normalizimin e parametrave referent të ujit të pijshëm
🔵IKSHPK apelon qytetarët të cilët furnizohen nga fabrika e ujit në liqenin e Badocit se:
Uji mund të përdoret për pastrim, mirëmbajtje të higjienës dhe ambienteve të banimit si dhe për nevoja të tjera;
Uji në rajonet që furnizohen nga liqenjt akumulues Batllava dhe Ujmani mund tē pēdoren pēr pije pa përkufizim.
Shpërlarja e rezervoareve të ujit në shtëpi dhe ndërtesat e banimit të përbashkët me qëllim pastrimi të Manganit të shtresuar (përgjegjësi e amvisërive dhe këshillave të banimit)
Monitorimi dhe përcjellja e vazhdueshme për cilësinë e ujit po bëhet në tërë zonën e furnizimit nga liqeni i Badocit (shih hartën):
Bashkëveprimi i IKShPK/QU dhe KRU-ve me institucionet shtetërore është në kontinuitet deri në qetësimin e situatës.
Po vazhdon bashkëveprimi i IKSHPK me KRU “Prishtina” deri në normalizimin e vlerave të manganit”.
Të tjera
-
Bedri Hamza qytetarëve në Klinë: Do ta përfundojmë autostradën për Pejë, që kalon kah ju
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...
-
Musliu: Faleminderit Klinë
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike ...
-
Heroi i gjallë i Kosovës, William Walker vizitoi sot shtëpinë muze në Poklek të Drenasit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me familjarë të dë...
-
Kolgeci viziton edhe një biznes: Ky është modeli se si duhet ta duam vendin tonë
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 91, Selman K...
-
“Mashtruesi ka një emër dhe quhet Albin Kurti” – Rrezarta Krasniqi pasi Kurti ‘ndryshoi’ qëndrim për marrëveshjen e Uashingtonit
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për gazetën spanjolle “El Mundo”, ...
-
Hoti: Pas gjithë këtyre viteve propagandë Kurti pranoi Marrëveshjen e Washingtonit
Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i ka reaguar kryeministrit të Kosov...
-
Lajçaku takohet me pasardhësin e tij për dialogun Kosovë-Serbi
Emisari i deritashëm BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka p...
-
Ferat Shala bashkë me William Walker vizitojnë shtëpinë Muze në Poklek
Kandidati i PDK-së për deputet Ferat Shala bashkë me ambasadorin William Walk...
-
Kurti: Nuk besoj që SHBA-ja do të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës
Kryeministri Albin Kurti derisa e ka quajtur të fortë marrëdhënien e Kosovës ...
-
Trump hakmerret ndaj Smith, shkarkon personat që punuan me prokurorin që ngriti akuzë penale ndaj tij
Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi mbrëmjen e të hënës për shkarkimin...
-
Dorëheqja e Millosh Vuçeviqit mund të mos i ndalë protestat në Serbi
Dorëheqja e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq mund të mos jetë e mjaftueshm...
-
Kamberi për dorëheqjen e Vuçeviqit: Lëvizjet e fundit në Beograd duhet parë me kujdes
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë s...