Ikja e punëtorëve shëndetësorë, FSSHK: Stafi përballet me paga të ulëta e mungesë të kushteve adekuate
Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 01 January 2025
“Ikja e punëtorëve shëndetësorë mbetet një nga sfidat kryesore te vendit prandaj kërkon angazhim të madh nga institucionet përkatëse”, kështu ka deklaruar Tevide Imeri, Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës.
E njëjta, në përgjigjen e saj shtoi se, nga institucionet përkatëse përveç angazhimit duhet edhe një “plan afatgjatë për të ruajtur profesionistët brenda vendit”.
Express ka biseduar me zonjën Imeri lidhur me situatën e infermierëve, pasi që largimi i tyre nga Kosova, sidomos vitet e fundit është shndërruar në një dukuri mjaft shqetësuese.
Vetëm pak ditë më parë, në lidhje me këtë dukuri, u raportua nga Radio Evropa e Lirë se me ankesat për kushtet e punës dhe pagat, në Odën e Mjekëve të Kosovës tregojnë se, gjatë vitit 2024, 109 mjekë e kanë tërhequr certifikatën për të kaluarën etike, e cila u shërben për punësim jashtë vendit.
Imeri deklaroi se largimi i punëtorëve shëndetësorë nga Kosova ndodh për shkak të disa faktorëve.
“Ikja e punëtorëve shëndetësorë nga Kosova është një çështje e rëndësishme që ka prekur sektorin e shëndetësisë në vend. Kjo dukuri është rezultat i disa faktorëve, duke përfshirë, kushtet e punës: Punëtorët shëndetësorë përballen me mungesën e kushteve adekuate në vendet e tyre të punës, përfshirë mungesën e pajisjeve mjekësore , përgjithësisht infrastrukturë e dobët si dhe mbingarkesa në punë”, ka thënë ajo.
Tutje, ajo ka përmendur pagat si dhe mjedisin më të sigurt e stabilitetin ekonomik e atë politik.
“Krahasuar me shtetet e zhvilluara, pagat e profesionistëve shëndetësorë në Kosovë janë relativisht të ulëta, gjë që i shtyn ata të kërkojnë mundësi më të mira financiare jashtë vendit. Mungesa e perspektivës profesionale: Shumë profesionistë nuk arrijnë zhvillohen profesionalisht ,në mungesë të trajnimeve të avancuara apo mundësive për specializime. Kërkesa e lartë jashtë vendit, nga shtetet evropiane të zhvilluara ekonomikisht kanë treguar një interes të madh për punësimin e stafit shëndetësor nga Kosova, duke ofruar paga më të larta dhe kushte më të mira pune kjo e bënë më të lehtë ikjen nga vendi. punëtoret shëndetësorë si dhe përgjithësisht ata që ikin nga Kosova kërkojnë një mjedis më të sigurt , më të qëndrueshëm për jetesë dhe punë, thjesht duan stabilitet ekonomik dhe politik”, ka shtuar ajo për ‘Express’.
Ajo ka shtuar edhe se, mungesa e stafit që krijohet për shkak të largimit të mjekëve e infermierëve, bën që të ndikohet edhe cilësia e shërbimeve për qytetarët.
“Si pasojë e ikjes se stafit në institucionet përballen me një mungesë të vazhdueshme të mjekëve, infermierëve dhe stafit tjetër. E kjo mungese e stafit ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve për qytetarët. Stresi i mbetur për stafin ekzistues ata përballen me mbingarkesë dhe sfida të shumta, e kjo qon ne rritjen e e pakënaqësinë e tyre”, ka shtuar ajo.
Më tej, Imeri ka folur edhe për masat që sipas saj mund të merren në mënyrë që të ndalet kjo dukuri duke përmendur ngritjen e pagave e përmirësimin e kushteve të punës.
“Rritja e pagave dhe përmirësimi i kushteve të punës. Investime në infrastrukturë dhe pajisje moderne. Ofrimi i mundësive për trajnime dhe specializime brenda vendit. Hartimi i politikave për të ndaluar migrimin masiv të stafit shëndetësor. Mos diskriminim në vendin e punës”, ka përfunduar ajo.
Duhet shtuar se gjatë këtyre katër viteve të qeverisë Kurti, kjo e fundit ka marr kritika të shumta në lidhje me situatën në shëndetësi. E njëjta, mes tjerash është kritikuar edhe për ndërhyrje e për mungesë të strategjisë.
Të tjera
-
Krasniqi shpërndanë foton e ditës të fushatës së PDK’së
Me mijëra qytetarë të Kaçanikut, përplot me entuziazëm, sot i kanë dhënë mbës...
-
Lirimi i pengjeve izraelite, Von der Leyen: Le të jetë kjo nisja e një kapitulli të ri për Izraelin dhe popullin palestinez
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka reaguar lidhur me...
-
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që nuk e di çfarë flet
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, k...
-
Dervishaj: Kosovë apo Gjermani, kudo që jemi shqiptarë, frymojmë e mendojmë njësoj
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga Partia Demokratike e Kosov...
-
TikToku po rikthen shërbimet në SHBA
Rrjeti social kinez, TikTok ka thënë se po i rivendos shërbimet në Shtetet e ...
-
Kaçaniku çohet në këmbë për Bedri Hamzën: Ky është momenti ynë, bashkohuni për Kosovën
Me mijëra qytetarë të Kaçanikut, përplot me entuziazëm, sot i kanë dhënë mbës...
-
Hamza: Fitorja e PDK-së ju gëzon juve e mua, por mbi të gjitha i bën të lumtur Thaçin e Veselin
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sonte përmes një tubimi kërk...
-
Çfarë duhet të presin blerësit e pronave në Zvicër në vitin 2025?
Nëse planifikoni të blini një shtëpi në Zvicër në vitin e ri, duhet të jeni t...
-
Ramush Haradinaj takon Richard Grenellin: Kosova do ta kthejë marrëdhënien strategjike me SHBA-në
Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në SHBA pë...
-
Krasniqi: Fushata e VV-së “reality show”, Kurti në vend të programit po ofron anekdota
Ka kaluar një javë e fushatës zgjedhore. Partitë politike zhvilluan shumë ...
-
Shkëlqim Devolli në SHBA vazhdon takimet me senatorë dhe kongresistë republikanë dhe demokratë
Aksionari i “Devolli Corporation”, Shkëlqim Devolli, i ka vazhduar në Washing...
-
Dyshohet se vodhi një veturë në Leposaviq, arrestohet 19-vjeçari
Policia e Kosovës ka arrestuar një 19-vjeçar nën dyshimin se ka vjedhur një v...