Lajme

Ikja drejt BE, mbi 3 mijë shqiptarë kthehen në kufi nga policia

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 04 March 2018

Mbi 3 mijë persona janë kthyer nga policia kufitare në pikat kufitare duke filluar nga data 1 janar deri më datë 28 shkurt. Për periudhën dymujore, policia thotë se midis shifrave 246 persona janë minorenë.

“Nga Policia Kufitare janë intensifikuar operacionet e ri-kthimit të shtetasve shqiptar, në bashkëpunim me FRONTEX dhe me vendet e destinacionit për periudhën 01 Janar – 28 Shkurt 2018 janë kryer 156 operacione me 1044 shtetas të kthyer, nga keto 7 operacione janë zhvilluar me kërkesën e Policisë Kufitare shqiptare në bashkëpunim me FRONTEX, si dhe 149 operacione nga vendet e destinacionit në bashkëpunim me FRONTEX”, thuhet në njoftim.

Për periudhën 01 Janar – 28 Shkurt 2018 janë trajtuar 31 kërkesa dhe janë riatdhesuar 21 të mitur. Të gjitha rastet e riatdhesimit të të miturve të pashoqëruar janë trajtuar në bashkëpunim me shërbimin social shtetëror. Gjithashtu, në njoftim thuhet se është intensifikuar mbikëqyrja e kufirit për parandalimin e kalimeve të paligjshme.

-Advertisement-

Gjatë periudhës 01 janar – 28 shkurt 2018 janë kapur 311 shtetas shqiptar për kalim të paligjshëm të kufirit. Vëmendje i është kushtuar edhe forcimit të kapaciteteve profesionale të shërbimeve kufitare për identifikimin e dokumenteve të udhëtimit të falsifikuara, duke zhvilluar trajnime të specializuara dhe të avancuara. Në këtë drejtim gjatë periudhës 1 Janar – 28 Shkurt 2018, janë proceduar 45 shtetas me dokumente udhëtimi të falsifikuara.

Po për periudhën 1 Janar 2018 – 28 Shkurt 2018, janë referuar në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore 9 raste për veprën penale “Braktisjen e të miturve” në ngarkim të prindërve ose kujdestarëve që kanë braktisur fëmijët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera