IKD: Linçimi dhe kërcënimet ndaj gazetarëve kërkojnë reagim të shpejtë dhe të qartë institucional
Autori: Gazeta inFokus
12:23 | 13 October 2026
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dënon linçimin publik, kërcënimet dhe presionin ndaj gazetarëve Fidan Jupolli dhe Lirim Mehmetaj. Këto zhvillime cenojnë sigurinë e gazetarëve, lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar.
Sipas njoftimit të tyre thonë se institucionet kanë përgjegjësi që gazetarët ta ushtrojnë profesionin pa frikë dhe pa presion për t’u tërhequr nga qëndrimet e tyre.
“Në rastin e Fidan Jupollit, vien si rezultat i qëndrimeve të tij publike për zhvillimet në vend. Shqetësimi i ngritur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës për integritetin fizik të tij dhe të familjes kërkon trajtim urgjent dhe serioz institucional. Etiketimi i gazetarit si i lidhur me interesa armiqësore, për shkak të qëndrimeve të tij, rrezikon sigurinë e tij dhe të familjes së tij. Në rastin e Lirim Mehmetajt, gazetari ka deklaruar se është kërcënuar pas refuzimit për ta larguar një postim kritik ndaj deputetit Fatos Geci. Ndalimi i Gani Gecit për 48 orë nën dyshimin për kanosje duhet të pasohet nga hetim i plotë dhe i paanshëm, duke respektuar prezumimin e pafajësisë. Nenet 40 dhe 42 të Kushtetutës garantojnë lirinë e shprehjes dhe të mediave. Neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbron edhe shprehjet që shqetësojnë, kritikën e ashpër dhe satirën politike, brenda kufijve të përcaktuar nga Konventa. Mospajtimi me një gazetar nuk krijon të drejtë për ta kërcënuar apo për t’ia diktuar përmbajtjen. Gazetarët kanë përgjegjësi profesionale dhe puna e tyre mund të kritikohet. Pretendimet për shpifje ose cenim të reputacionit adresohen përmes mjeteve ligjore,”, thuhet në komunikatë.
IKD gjithashtu kërkon nga Qeveria e Kosovës që të distancohet menjëherë nga këto veprime, duke i dënuar publikisht dhe të kërkojë ndaljen e tyre.
“IKD e vlerëson heshtjen e Qeverisë përballë një situate të tillë si qëndrim që ushqen perceptimin e tolerimit dhe u jep shtysë atyre që ushtrojnë presion ndaj gazetarëve. Qeveria duhet të japë mesazh të qartë se kërcënimi i gazetarëve është i papranueshëm, pavarësisht autorit dhe qëndrimeve të gazetarit.Kjo përgjegjësi vlen edhe për subjektet politike, të cilat duhet të distancohen nga kërcënimet dhe fushatat linçuese të mbështetësve të tyre. IKD kërkon edhe nga Presidentja e re e Republikës së Kosovës, znj. Justina Shiroka-Pula, që të reagojë publikisht dhe pa vonesë ndaj kësaj situate të krijuar. Kemi të bëjmë me të drejta të njeriut të garantuara me Kushtetutë. Në ushtrimin e rolit të saj për garantimin e funksionimit kushtetues të institucioneve, sipas nenit 84.2 të Kushtetutës, Presidentja duhet të dënojë këto veprime dhe të kërkojë nga institucionet përgjegjëse mbrojtjen efektive të gazetarëve. IKD kërkon nga Policia dhe Prokurori i Shtetit hetim të shpejtë, të pavarur dhe efektiv të kërcënimeve, vlerësim të rrezikut dhe masa mbrojtëse sipas nevojës, përfshirë familjarët e gazetarëve të ekspozuar. Reagimi institucional duhet të parandalojë përsëritjen dhe të sigurojë përgjegjësi sipas ligjit”, thuhet tutje në komunikatën e IKD-së.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...
































