IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit

Autori: Gazeta inFokus
23:27 | 26 January 2025
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme pritet të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave minimale dhe maksimale, duke sjell mot më të ngrohtë.
Në orët e mëngjesit do të ketë kushte për mjegull, gjë që sipas IHMK-së, do të ndikojë negativisht në cilësinë e ajrit, Instituti ka rekomanduar që personat me probleme në frymëmarrje, fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të kufizojnë daljen gjatë orëve me mjegull.
Të hënën pritet të jetë mot me diell dhe me vranësira, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 12 deri në 15. Të martën pritet të jetë mot i ngjashëm. Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 16 gradë.
Ndërsa, të mërkurën pritet që moti të jetë i vranët dhe me shi. Temperaturat minimale do të bien deri në 0 gradë celsius, e ato maksimalet do të shkojnë në 11 gradë.
“E Enjte, 30 Janar 2025 – Parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2°C deri në 4°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 10°C deri në 12°C. Era do të fryjë nga jugperendimi me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Ndërsa, të premten pritet të jetë mot i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell.
“Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 10°C deri në 12°C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2 m/s”, thuhet në njoftimin e plotë.

Të tjera
-
Plạgọset një 30-vjeçar në Milot, pas një sherri me thikạ
Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Milot, pas konfliktit me tre pers...
-
Pensionet, Rama: Rritje graduale, synojmë që minimali të jetë 200 euro
Kryeministri, njëherazi kryetari i PS, Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë ...
-
Serbia me qeveri të re, Gjuro Macut zgjidhet kryeministër
Është zgjedhur Qeveria e re e Serbisë. Gjuro Macut është zgjedhur kryeministr...
-
Bullgaria s’përfshihet në aleancën Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Çitaku: Maqedonci foli në emër të Bullgarisë, amatorizëm
Zyrtarja e lartë e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se është amatorizëm diploma...
-
Hamza takohet me Prattipatin, viziton zonat që po deminohen në Mitrovicën Jugore
Anu Prattipati nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka takuar so...
-
PDK konfirmon se nesër shkon në vazhdimin e seancën konstituive, Çitaku: E kemi obligim në bazë të rregullores
Deputetët e Partisë Demokratike e Kosovës nesër do të jetë në Kuvendin e Koso...
-
Haradinaj në Ankara: Turqia mbetet e angazhuar për rajonin dhe e përkushtuar për Kosovën
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar për vizitë sot në Ankara të ...
-
Abdixhiku mirëpret përgjigjen e Osmanit: Do të kërkojmë sërish dorëheqjen e atyre që duan t’i mbajën dy poste
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se e mirëpret përgjigjen e presi...
-
KDI: Të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit brenda 48-orëve
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka bërë thirrje që të mbahet brenda 48-o...
-
AAK-ja do të shkojë në seancën tjetër konstituive të Kuvendit
Deputetja e zgjedhur e Aleancës për Ardhmërimë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka b...
-
Rama: Ftoj publikisht Ministrin e Kulturës, bashkë me ekspertët e tij, në një debat të hapur publik
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar në lidhje me një ...
-
Presidentja Osmani i përgjigjet Deharit: Kushtetuta ju detyron të jetësoni e jo të bllokoni procese, mblidhuni brenda 48 orësh
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është përgjigjur letrës së Kryes...