Lajme

Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për grabitje në tentativë, detaje nga rasti në një barnatore në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 21 Tetor 2026

Më 12 tetor 2026, rreth orës 19:15, policia ishte njoftuar për një incident të ndodhur në një barnatore në rrugën “Bekim Berisha – Abeja”, në Pejë.

Sipas informatave fillestare, rreth orës 19:10, një person i armatosur me thikë kishte hyrë në barnatore me qëllim që të kryej grabitje. “Me të vërejtur se brenda objektit ndodheshin disa persona, i dyshuari, identiteti i të cilit në atë kohë ishte i panjohur, ishte larguar në drejtim të panjohur, pa ndërmarrë veprime të tjera. Njësitet përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes”, vijon njoftimi.

Në konsultim me prokurorin kompetent, është iniciuar rast për veprën penale “Grabitje në tentativë”.

-Advertisement-

“Sektori Rajonal i Hetimeve ka ndërmarrë veprime intensive hetimore me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personit të dyshuar. Si rezultat i këtyre veprimeve, është identifikuar i dyshuari K. Z., mashkull i moshës madhore, i cili më 21 tetor 2026 është arrestuar në qytetin e Pejës.

Pas përfundimit të veprimeve të nevojshme procedurale, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy