Lajme

Ideja më e re e Rron Gjinovcit: Pse nuk protestojmë te bazat e KFOR-it

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 28 December 2022

Opionisti i njohur në Facebook, Rron Gjinovci, u ka bërë një pyetje ndjekësve të tij rreth situatës së krijuar në veri të Kosovës.

Ai thotë se pse nuk protestohet para bazave të misionit të NATO-s në Kosovë, ashtu që KFOR-i ta mundësojë lirinë e lëvizjes në tërë Kosovën.

“Pse per shembull na nuk ja nisim me protestu te bazat e KFOR-it me kerkesen qe ata me i hek barrikadat e me mundesu levizjen e lire ne krejt Kosoven?”, ka shkruar Gjinovci.

-Advertisement-

Më vonë, ai ka rishpërndarë një postim të mikut të tij, analistit Shkelzen Gashi, ku numërohen detyrat dhe përgjegjësitë e KFOR-it në Kosovë.

“Në faqen zyrtare të internetit të NATO-s, për detyrat e KFOR-it, të përditësume për herë të fundit më 22 tetor 2022, ora 15:13, po thotë: KFOR-i vazhdon të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes për të gjithë. Pra, LIRINЁ E LЁVIZJES PЁR TЁ GJITHЁ!”, thuhet në postimin e Gashit, të ripërsëritur nga Gjinovci.

Qeveria e Kosovës po e pret KFOR-in të veprojë në heqjen e barrikadave që kanë bllokuar rrugët në veriun e Kosovës. KFOR-i, deri tash, nuk ka dhënë asnjë shenjë që do t’i largojë ato.

Emisari amerikan për Balllanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë gjatë gjysmës së dhjetorit në Prishtinë se barrikadat duhet të hiqen vetëm nga njerëzit që i kanë vendosur ato. Kjo, sipas tij, duhet arritur me dialog.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera