Sport

Icardi barazon Vierin për numrin e golave tek Interi

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 08 October 2018

Sulmuesi argjentinas vazhdon të tregojë formë të mirë edhe këtë stinor.

Mauro Icardi ishte protagonist edhe në ndeshjen e mbrëmshme të Interit, duke realizuar dy gola në fitoren 2-1 ndaj Spal në udhëtim, shkruan KosovaPress.

Me këtë dy golësh, tani Icardi ka barazuar ish-sulmuesin e zikaltërve, Christian Vieri për numrin e golave të shënuar me fanellën e Interit.

-Advertisement-

Të dy lojtarët numërojnë nga 103 gola me skuadrën zikaltër, kurse Icardi pritet që shumë shpejt ta kalojë Vierin dhe të synojë të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Interit.

Në xhiron e radhës Interi do të ballafaqohet me rivalin e qytetit Milan, skuadër të cilës Icardi vitin e shkuar i kishte shënuar plot tre gola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera