Ibrahimi: Qeveria shkel me të “dyja këmbët” kartën evropiane nëse ua merr paratë komunave

Autori: Gazeta inFokus
11:49 | 04 December 2022
Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se shpreson që të mos ndodhë marrja e mjeteve nga të hyrat vetanake të komunave, nuk do të ndodhë, pasi, pasi sipas tij, nëse ndodh kjo, atëherë qeveria shkel me të “dyja këmbët” mbi kartën evropiane mbi vetëqeverisjen lokale.
“Shpresojmë që edhe tendenca e fundit e nivelit qendror, për fajin e vetë, që t’ia marrë komunave mjetet nga të hyrat vetanake nuk do të ndodhë sepse nëse ndodh kjo atëherë niveli qendror do të shkelë ligjin për menaxhimin e financave publike atë për financa lokale por edhe me të dy këmbët do të shkelë mbi kartën evropiane mbi vetëqeverisje lokale”, ka thënë Ibrahimi për Klan Kosovën.
Sipas tij, përkundër sfidave, deri në fund të vitit komunat do t’i shpenzojnë mbi 50 për qind të mjeteve për investime kapitale, që, siç thotë ai, si përqindje është më mirë se në nivel vendi.
“Përkundër bllokadave dhe problemeve që komunat janë ballafaquar këtë vit me fajin e nivelit qendror, ato deri në fund të vitit do i shpenzojnë mbi 50 për qind të mjeteve për investime kapitale që si përqindje është më mirë se në nivel vendi e shumë më mirë sesa që niveli qendror ka shpenzuar në përqindje mjetet për investime kapitale”, ka shtuar ai.
Ibrahimi tha se mosfunksionalizimi i bordit të OShP-së, mosdhënia e mundësisë komunave për rishikimin e buxhetit komunal, norma e lartë e inflacionit dhe sfidat tjera, do t’i penalizojë komunat që të përfitojnë miliona euro edhe nga skema e grantit të performancës.
“Të gjitha këto sfida kanë ndikuar që komunat të mos realizojnë shumë projekte kapitale, të cilat do të shkonin në dobi të qytetarit”.

Të tjera
-
Osmani pas takimit me partitë e tjera: Të gjendet rrugëdalja për konstituim të kuvendit
Presidentja Osmani mbajti takime konsultative me liderët e partive: President...
-
Përplasje mes pesë automjeteve në rrugën Ferizaj-Kaçanik, lëndohen dy persona
Një aksident mes pesë automjeteve ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën r...
-
Deri në 38°C – parashikimi i motit nga Mendim Rugova për ditët në vazhdim
Meteorologu Mendim Rugova parashikon mot shumë të nxehtë për ditën e premte, ...
-
LDK-ja nesër i drejtohet Kushtetueses për Komisionin për Votim të Fshehtë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se grupi...
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Tajlandës në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri ...
-
Ja kur do të hapet pishina e Gërmisë
PNPL “Sport Marketing” SH.A, Prishtinë ka njoftuar se bazuar në planifikimin ...
-
Infokus siguron dokumentin që PDK ia ka dorëzuar Gjykatës Kushtetuese për tri seancat e fundit konstituive
Gazeta Infokus ka siguruar dokumentin zyrtar që Partia Demokratike e Kosovës ...
-
Asambleistja e VV-së në Prizren i bashkohet AAK-së
Nazife Kokollari, asambleiste në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ka zyrtarizua...
-
Lekaj i quan të turpshme deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin: Pa ta s’do të kishte shtet, flamur e as institucione që ti i ke uzurpuar
Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka reaguar kryeministrit në ...
-
Terras: Pasi të formohet një Qeveri funksionale mund të ketë përparim në heqjen e masave
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka folur për heq...
-
Tre të lënduar në Sllatinë nga aksidenti mes tri automjeteve
Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku të ndodhur në ...
-
Djali i Veselit i reagon Kurtit për PDK-në: Deklarim aspak dinjitoz, me qëndrime të tilla po sjell përçarje
Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, Klestori, i ësht...