Sport

Ibra kthehet para vitit 2018

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 21 October 2017

Këmbëngulja e Zlatan Ibrahimoviç për të qëndruar dhe për ti provuar tifozëve se duhet ende të lërë shenjë me fanelën e Manchester United, ka nisur të japë rezultate.

Suedezi po impenjohet në një rikuperim rekord nga dëmtimi i rëndë që pësoi dhe trajneri Jose Mourinho premtoi se do ta ketë në dispozicion para festave të fundvitit.

“Zlatan po punon shumë nën mbikëqyrjen tonë dhe po e tregon veten siç e prisnim. nuk do të kthehet javën e ardhshme ose këtë muaj. Por unë besoj se Zlatan do të jetë në fushë me ne, brenda vitit 2017”, tha trajneri i Manchester United.

-Advertisement-

Fillimisht mediat britanike kishin lajmëruar 2 Dhjetorin e sfidës ndaj Arsenalit në Londër si rikthimin e suedezit, por kjo datë është shumë optimiste për gjigantin me origjinë boshnjake. Zlatan Ibrahimoviç këputi ligamentet në 20 prill në Europa League ndaj Anderlecht, por ka kaluar çdo etapë dhe tani do rivalizojë për formacionin.

Ende nuk ka një datë ndërkohë për rikthimin e Paul Pogba. Mister 100 milionëshi vuan ende dëmtimin në muskuj dhe për francezin nuk do të rrezikohet një aktivizim para rikuperimit total.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera