Sport

Ibra ironizon arbitrin: Komplimente!

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 05 April 2022

Milan nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola mbrëmjen e së hënës ndaj Bolognas në sfidën e vlefshme për kampionat. Në San Siro, të besuarit e trajnerit Stefano Pioli lanë dy pikë të çmuara që në fund mund të peshojnë shumë për llogaritë e kampionatit, edhe pse kuqezinjtë sërish mbeten në krye të klasifikimit me një pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë dhe katër plus Interit me zikaltërit që kanë një ndeshje më pak.

Ndërkohë, fakti që nuk po gjenin rrugën e rrjetës, tensionoi jo pak futbollistët e Milanit në fushë dhe kjo u reflektua te imazhi i Zlatan Ibrahimovic. Suedezi i aktivizuar vetëm në minutën e 70-të, ironizoi arbitrin Livio Marinelli, pasi sipas sulmuesit gjyqtari nuk po menaxhonte si duhej vonesën e lojës nga portieri i Bologna-s, Skorupski.

“Komplimente, vazhdo kështu. Me të vërtetë që të komplimentoj shumë”, ishin disa nga fjalët që kamerat arritën të fiksonin nga biseda ironike e 40-vjeçarit me arbitrin e sfidës. Gjithsesi, Marinelli ruajti qetësinë pavarësisht zemërimit të Ibrës dhe nuk e ndëshkoi sulmuesin me karton të verdhë, ashtu siç zakonisht ndodh në raste të tilla.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera