Sport

Ibra: Çfarë më tha Capello kur erdha tek Juventusi!

Autori: Gazeta inFokus 08:33 | 23 November 2018

Zlatan Ibrahimoviç dha një intervistë për BBC-në, ku tregoi eksperiencën e tij te Juventusi, të cilën e cilësoi si mjaft të rëndësishme për karrierën e tij.

Gjiganti suedez pranoi se pikërisht te bardhezinjtë, nën drejtimin e teknikut të mirënjohur italian Fabio Capello, mësoi se si të dërgojë topin në rrjetë, duke u shndërruar në një bomber të vërtetë.

“Kur erdha të Juventusi, Capello më tha se duhet të shënoja sa më shumë. ‘Këtu jemi në një nivel të lartë dhe për të merituar vendin si titullar, duhet të bësh paraqitje të këtij niveli. Nëse nuk shënon gola, atëherë nuk na duhet’, në tha Capello. Unë natyrisht që e pranova sfidën, sepse vija nga planeti Zlatan”, tregoi gjiganti suedez.

-Advertisement-

Ibra tregoi gjithashtu edhe arsyet që e bindën të transferohej në Premier League, ku iu bashkua Manchester Unitedit, pasi la francezët e Paris Saint Germain.

“Pyeta disa lojtarë për transferimin tim në kampionatin anglez dhe të gjithë më thanë të mos shkoja, pasi atje të bëhet gjyqi që në sezonin e parë dhe kritikohesh shumë. Pikërisht këto detaje, më bindën të sfidoj veten dhe skeptikët, duke u transferuar në Manchester”, u shpreh Zlatan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera