Lajme

I vjen pakoja me marihụanë me postë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 24 August 2024

Një person është arrestuar për posedim të substancave narkotike.

Atij përmes postës i kishte ardhur një pako me marihuanë.

Dogana e ka lajmëruar Policinë e cila më pas ka identifikuar të dyshuarin dhe e ka arrestuar.

-Advertisement-

Policia ka gjetur në lokalin e të dyshuarit disa gramë marihuanë dhe gjësende të tjera.

“Policia ka pranuar njoftimin nga dogana se në aeroport përmes postës kanë pranuar një pako me substancë narkotike. Njësia policore i është përgjigjur rastit dhe pas hapjes së pakos nga zyrtarët doganorë ka rezultuar se në të gjendeshin 1782 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas identifikimit të personit të dyshuar mashkull kosovar, në emër të  cilit ka ardhur posta, i njëjti është arrestuar ndërsa gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit janë gjetur edhe 117 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale, disa pako për përgatitje të paketimit të narkotikëve një thikë etj. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera