Lajme

I vetmi i mbijetuar nga tragjedia e teleferikut në Itali, fëmija “rrëmbehet” dhe dërgohet në Izrael

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 13 September 2021

Autoritetet në Itali kanë nisur një hetim pasi fëmija i vetëm i mbijetuar nga aksidenti vdekjeprurës me teleferik në maj, u dërgua në Izrael nga gjyshi i tij.

Prindërit e Eitan Biran, vëllai i vogël dhe dy gjyshërit e tij të ishin midis 14 personave të vrarë në aksidentin tragjik.

Eitan Biran, është marrë nga gjyshi nga ana e mamasë dhe aktualisht ndodhet në Izrael.

-Advertisement-

Familjarët nga ana e babait, që kanë dhe kujdestarinë e fëmijës, pretendojnë se djali është dërguar në Izrael pa miratimin e tyre.

Megjithatë halla e nënës së Eitian ka thënë për Radion Izraelite 103FM, se prindërit e Eitian kishin dashur të ktheheshin në Izrael para aksidentit, duke pretenduar se djali po mbahej peng në Itali.

“Ne nuk e rrëmbyem Eitanin dhe nuk do ta përdorim atë fjalë. Ne e kthyem Eitanin në shtëpi. Na u desh ta bënim pasi nuk morëm asnjë informacion mbi shëndetin ose gjendjen e tij mendore. Nëse gjyqtari nuk do të kishte caktuar takime me fëmijën, ne nuk do ta kishim parë atë. “

Sipas raporteve në shtypin italian, Peleg e nxori fëmijën të shtunën në mëngjes, por nuk e solli atë në shtëpi deri në orën 18:30 siç ishte rënë dakord.

Burimet diplomatike më vonë konfirmuan mbërritjen e tyre në Izrael.

Armando Simbari, avokati përfaqësues i tezes së të miturit, në lidhje me këtë çështje tha se lajmet janë shqetësuese për të gjithë dhe krijojnë shumë shqetësime. Sipas tij, Eitan u rrëmbye nga familja me të cilën u rrit dhe nga mjekët që ende trajtonin traumat e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera