I vdiq bija dhe dhëndri në aksident, pret në Bullgari për t’i tërhequr kuformat

Autori: Gazeta inFokus
11:17 | 24 November 2021
Asim Selami është nga Koliçani, por jeton në Shkup. Në aksidentin tragjik në Bullgari ka humbur bijën dhe dhëndrin.
Që nga dje është në Bullgari për të tërhequr kufomat, megjithatë ende nuk i kanë identifikuar.
“Kemi ardhur sepse bija dhe dhëndri im kanë vdekur në aksident. Jemi për analizë ADN dhe duhet të shkojmë në mjekësinë ligjore”, ka treguar Selami.
Ka bërë të ditur se material të ADN-së i kanë marrë nipit, birit të të ndjerës në Shkup.
“Ne nuk na kanë marrë (material të ADN-së). I kanë marrë djalit, birit në Shkup”, tha Selami më tej.
Më 23 nëntor në Bullgari, në autostradën Struma, pas marrjes flakë të autobusit të “Besa trans”, vdiqën 45 persona dhe u lënduan 7 të tjerë. Udhëtarët ishin duke u kthyer në Shkup nga Stambolli – Turqia pas një ekskursioni 3 ditor./TV21

Të tjera
-
Maqedonci në takim lamtumirës me Atasheun e Mbrojtjes së Kroacisë, e falënderoi për shërbimin e tij
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ...
-
Izraeli vret një tjetër shkencëtar të lartë bërthamor i Iranit
Mediat shtetërore iraniane kanë identifikuar një tjetër shkencëtar të lartë b...
-
Mustafa: Vendimi i Gjykatës kundër ZRRE-së mbron sektorin privat nga një goditje e madhe
Arben Mustafa i PDK-së, thotë se vendimi i Gjykatës Komerciale për pezullimin...
-
Jahti gjigand i miliarderit izraelit ndalet në Portin e Durrësit
Në portin e Durrësit është ankoruar sot jahti gjigand i miliarderit izralelit...
-
Policia e Kosovës merr përsipër sigurimin fizik të QKUK-së
Punëtorëve të sigurimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), rr...
-
62.1% e qytetarëve, të kënaqur me punën e bërë nga Presidentja Osmani
Në vlerësimin ndaj liderëve sipas omnibusit të bërë nga UBO Conulting, lideri...
-
Në Fushë Kosovë nis ndërtimi i deposë qendrore të barnave, investohen një milion e 770 mijë euro
U vu gurthemeli për depon e re qendrore të barnave në Kosovë, një projekt që ...
-
Diku deputet e diku kryeministër – Kurti tregon pse s’flet për media kur zhvillohen seancat
Diku deputet e diku kryeministër – Kurti tregon pse s’flet për media kur zhvi...
-
Reagon Oda Ekonomike pasi Gjykata pezulloi vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë: Kërkon ndaljen e veprimeve që dëmtojnë bizneset
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka njoftuar se Gjykata Komerciale në Prishtinë ...
-
Pezullohet vendimi i ZRRE për treg të hapur deri në vendim të Gjykatës
Gjykata Komerciale ka marrë vendim për pezullim të vendimit të Zyrës së Rregu...
-
Punëtorët e sigurimit largohen nga QKUK, Osmani: Policia merr përsipër sigurimin
Rreth 260 punëtorëve të sigurimit fizik në Qendrën Klinike Universitare të Ko...
-
Kurti: Opozita po na zgjat mandatin, dikush mund të mendojë se kemi marrëveshje
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se po hyn në çerekun e dytë...