“I presim me padurim”, Hamza përmend Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin
Autori: Gazeta inFokus
21:32 | 06 June 2026
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, në tubimin e tij përmbyllës, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës e di çfarë do të thotë përgjegjësi.
“Ne kemi qenë aty në momentet më të vështira të vendit. Kemi qenë aty kur Kosova ndërtohej nga themelet. Kemi qenë aty kur shteti duhej shpallur, ndërtuar dhe mbrojtur. Kemi qenë aty kur duhej të merreshin vendime të mëdha për lirinë, pavarësinë, institucionet dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Dhe sot, përsëri, kur Kosova ka nevojë për seriozitet, për bashkim dhe për drejtim, ne jemi këtu. Jemi këtu me njerëz që kanë përvojë. Jemi këtu me njerëz që dinë të qeverisin. Jemi këtu me një program që prek jetën e secilit qytetar. Jemi këtu me respekt për të kaluarën, me përgjegjësi për të tashmen dhe me plan për të ardhmen.”, ka thënë Hamza.
Në këtë rrugë, Hamza ka thënë se nuk i harrojnë ata që sakrifikuan për këtë vend.
“Nuk i harrojmë themeluesit, luftëtarët, kontribuuesit dhe të gjithë ata që dhanë gjithçka që Kosova të jetë e lirë. Nuk i harrojmë as liderët tanë që sot nuk janë fizikisht mes nesh, por vendin e tyre në historinë e Kosovës nuk mund ta marrë asnjë padrejtësi. Presidenti Thaçi, kryetari Veseli, baci Jakup e Rexha do të kthehen edhe më të fortë. I presim me padurim. Na ka marrë malli për ta dhe i duhen Kosovës. Dhe Kosova, me ta, do të ecë më e bashkuar përpara.”, ka thënë ai.
Më pas, Hamza ka thënë se nuk do të flasë vetëm për të kaluarën e lavdishme, por edhe për të ardhmen e lavdishme që e kemi përpara.
“Për një Kosovë ku fëmijët tanë marrin arsim më të mirë. Për një Kosovë ku pacienti nuk pret me muaj për të marrë shërbim shëndetësor. Për një Kosovë ku biznesi nuk shihet si armik, por si partner. Për një Kosovë ku fermeri, punëtori, mësuesi, mjeku, polici, ushtari, pensionisti dhe studenti ndihen të respektuar nga shteti i tyre. Për një Kosovë ku institucionet nuk janë në shërbim të një partie, por në shërbim të qytetarit. Për një Kosovë që bashkëpunon me aleatët, forcon miqësitë dhe mbron interesin kombëtar me mençuri, jo me improvizim. Kjo është Kosova që duam. Kjo është Kosova që e meritojmë. Kjo është Kosova për të cilën do të punojmë çdo ditë.”, ka thënë ai.

T� tjera
-
Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Tiranë, për ...
-
Kërkohet zgjatje e kohës për apelimin e dënimit të dytë të Thaçit, përmendet angazhimi në rastin e parë dhe mungesa e përkthimit
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Sp...
-
Murali i Nënë Terezës, Ministria akuzon Komunën e Prishtinës për ndërhyrje të paligjshme: Prandaj e thirrëm Policinë
Ministria e Ekonomisë ka reaguar lidhur me përplasjen me Komunën e Prishtinës...
-
Hykmete Bajrami i reagon kryetarit të Fushë Kosovës: Jemi në demokraci, jo në komunizëm
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas k...
-
Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, po vinin nga Serbia në Kosovë
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, sot ka identifikuar d...
-
Presidentja e Maqedonisë së Veriut tregon se vetëm Çupiç nuk e nënshkroi deklaratën nga Samiti Brdo-Brioni në Ohër
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, ka qenë i ve...
-
Ministria e Mjedisit rrëzon projektin e Ramës për Ulpianën, Pacolli publikon arsyet e refuzimit
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka refuzuar projektin “Ulpian...
-
Lladrovci: 28 Nëntori është ditë feste, kujtese e krenarie për kombin
Me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, me program kulturor në Sallën e kulturës...
-
“Skandaloze”, “kush bëri presion”, Rama i kërkon llogari policisë që s’lejoi muralin e Nënë Terezës në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi të premten mbrëm...
-
“Na kanë pru në një derexhe sa me iu thanë: “Vjedhni, po veç mos na leni pa rrymë si mbas luftës”- Dakaj shpërthen për reduktimet e rrymës
Gazetari Shkëlzen Dakaj gjatë podcastit me deputetin e Partisë Demokratike të...
-
LAJMI I FUNDIT: Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë
Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe kamioni...
-
Shiroka Pula: BE-ja të mos jetë selektive në procesin e zgjerimit
Në Samitin e radhës të Procesit të Brdo-Brijunit, që është organizuar në Ohër...




































