Sport

I kërkoi autografin Haalandit, ky është vendimi për gjyqtarin

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 10 April 2021

Në ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Borussia Dormundit, në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve ndodhi diçka e pazakontë, shkruan Gazeta inFokus.

Gjyqtari anësor i takimit, Octavian Sovre, i kërkoi autografin sulmuesit, Erlin Haaland.

Pas këtij veprimi, Sovre, u kritikua shumë madje u vë në pyetje edhe profesionalizmi.

-Advertisement-

“Ata më thanë, por unë nuk kam parë asgjë. Ndoshta është një tifoz i Haaland, pse të mos ia marrë?! Asisteni ishte perfekt, mbase ai autograf ishte për njërin nga djemtë e tij“, ishte shprehur Pep Guardiola.

Por, pas ndeshjes u zbulua se rumuni është vullnetar i Komunitetit SOS të Autizmit dhe autgrafi ishte kërkuar që të nxirrej në ankand.

“Jo të gjithë e dinë, por Tavi Sovre ka qenë një vullnetar i yni për shumë vite”, ka deklaruar kryetari i Komunitetit, duke treguar se gjyqtari nuk është dënuar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera