Lajme

“I ke marr fëmijët peng”, “A pe sheh çfarë fjalori ki?”, Rrahman Jasharaj e Dimal Basha vazhdojnë përplasjen në korridor të Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 21 September 2022

Janë publikuar pamjet e përplasjes që deputeti i VV-së, Dimal Basha ka pasur me kreun e e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj pasi ai lëshoi mbledhjen e Komisionit për Arsim.

Basha në pamje shihet duke e sulmuar Jasharajn me fjalët “i ke marrë fëmijët peng për 50 euro”.

Ndërkohë, derisa Jasharaj i kërkon të mos e ngris zërin, Basha i kthehet me fjalët: “Po piskas se ti nuk merr vesh ndryshe”.

-Advertisement-

“I ke marrë fëmijët peng për 50 euro.  Je i pasinqertë në kërkesat e tua. Pse i don ti 100 euro. Dinjitetin e ke kthy në pare. A ke punu para luftës pa pare, tash për 50 euro i ke marrë fëmijët peng. Po piskas se nuk merr vesh ti ndryshe”, dëgjohet duke thënë Basha.

Për këtë përplasje para mediave ka folur Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj.

Jasharaj tha se Basha ka përdorur fjalor fyes për mësimdhënësit.

“Debati ishte i tillë e patë edhe ju vet. Nuk ishte debat për të bërë zgjidhje. Angazhimi im që ai të mos ishte aty.

Debati i tij nxitit tensionime. Ne nuk jemi për tensionim, jemi për mesazhe pozitive sepse kështu ulen tensionet. Deklarata e tij ishte skandaloze për mësimdhënësit”, u shpreh Jasharaj para mediave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera