Lajme

I izoluar nga bota, Putin takon Lukashenkon: Shteteve tona u bëjnë mirë sanksionet e Perëndimit

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 11 March 2022

Sanksionet e Perëndimit janë një mundësi për Rusinë që të forcojë sovranitetin teknologjik dhe ekonomik, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin.

“Vitet e fundit kanë treguar se aty ku perëndimorët vendosën kufizime kundër nesh, ne fituam kompetenca të reja dhe rivendosëm të vjetrat në një nivel të ri teknologjik”, tha Putin në takimin që pati me udhëheqësin bjellorus Alexander Lukashenko në Moskë.

“Kjo është një mundësi për të ecur drejt forcimit të sovranitetit teknologjik dhe ekonomik”, shtoi Putin, raporton CNN, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Putin tha gjithashtu se beson se Rusia dhe Bjellorusia do t’i kalojnë këto vështirësi dhe madje do të “përvetësojnë më shumë kompetenca, më shumë mundësi për t’u ndierë të pavarur dhe përfundimisht të përfitojnë [prej tyre], siç kishte pasë rast në vitet e mëparshme”.

Lukashenko lavdëroi deklaratën e Putinit, duke thënë se Bjellorusia ka gjithçka që i nevojitet për të rivendosur ekonominë e saj edhe nën sanksione.

“Ne duhet të rindërtojmë ekonominë tonë. Dhe ne kemi gjithçka që na nevojitet për të rivendosur ekonominë tonë, ne mund të bëjmë edhe pa ta. Ne kemi gjithçka për të vazhduar jetën dhe punën normale”, tha presidenti bjellorus.

Lukashenko tha se ishte i kënaqur që lufta në Ukrainë filloi, duke përmendur edhe pretendimet false mbi rrezikun e armëve biologjike dhe centraleve bërthamore nëse Rusia nuk e pushton.

Gjithashtu, Lukashenko tha se Ukraina ishte përgatitur për të sulmuar jo vetëm Donbasin, por se ka vendosur pozicione për të sulmuar edhe Bjellorusinë. Megjithatë, këto pretendime s’i bazoi askund.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera