Lajme

I hoqën veturën nga parkingu, prishtinasi sulmon policinë

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 28 November 2022

Një burrë në Prishtinë ka sulmuar policinë e Kosovës, pasi ishin duke larguar disa vetura nga një vend që nuk lejohet parkimi i veturave.

Në këtë vend ishte e parkuar edhe vetura e të dyshuarit, ndërsa sipas policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Zagrebi” në orët e mbrëmjes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe penguar zyrtarët policor derisa ishin duke ndërmarrë masat për largimin e veturave  që ishin të parkuara në mënyrë të kundërligjshme, ku në mesin e tyre ishte edhe vetura e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera