Lajme

I gjenden një kallabllak armë, arrestohet një person në Suharekë

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 14 October 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Suharekë pasi i janë gjetur disa armë në shtëpinë e tij.

Sipas policisë “Sot me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Prizrenit njësiti i hetimeve të policisë në Suharekë së bashku me njësit tjera policore kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit L.K i lindur në vitin 1978 në Suharekë”

“Gjatë kontrollit janë gjetur arsenal i armëve tek i dyshuari, ku janë sekuestruar :

-Advertisement-

1.Një pushkë automatike AK-47

  1. Një pushkë Gjuetie ,Zbrojovka Brno
  2. Një pushkë gjuetie, Sarsilmaz Silah sanay-duzce,Model 2803-12GGA26

4.Një pistoletë ajrore RËS cal.4.5mm

  1. Dy karikator te AK-47
  2. Shtatëmbëdhjetë (17) fishek te pushkës se gjuetisë GA-12
  3. Njëzeteshtatë(27) fishek te cal.7.62
  4. Pjesë te pistoletës ajrore Umarex12gCO-Bulb
  5. Diabolla pro magnum cal.4.5, 300 copë
  6. Dy rrethator për vendosjen e di bollave
  7. Një mbajtëse fishekësh për pushkë gjuetie.

“I dyshuari është i njohur si recidivist i këtyre veprave penale, ku lidhur me aktivitetin e tij kriminal i falënderojmë qytetare për një bashkëpunim te mire me policin e Kosovës dhe fal ndihmës se tyre është arrit, qe i dyshuari te ndalohet nga ana e policisë” thuhet në komunikatë’, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera