Sport

I fshehu kartonët e kuq, gjyqtari dhe delegati kosovar dënohen me nga 1 vit

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 13 November 2018

Gjyqtari i futbollit kosovar, Alban Ukzmajli dhe delegati, Ridvan Ibrahimi janë dënuar me nga një vit nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.

Kjo dyshe kishte bashkëpunuar për t’i fshehur kartonët e kuq në duelin Dardanët – Deçani.

IDVAN RAMADANI ; delegate për ndeshjet e ligave të dyta dhe kategorivë të reja, nëprocedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit , për lëshime në kryerejn e detyrës së delegatit në ndeshjen e Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DARDANET – DEQANI e zhvilluar me datë 05.11.2018 në Gjakovë (raportet nga ndeshja e zhvilluar; mashtrim dhe sjellje në lajthim – fshehje e kartonave të kuq në bashkëpunim me gjyqtarin kryesor dhe zyrtaret e të dy klubeve)

-Advertisement-

DENOHET

Me ndalesë të kryerjes së detyrës së delegatit dhe funkcioneve tjera në kohëzgjatje për ; 1 (një) vitlidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 63 paragrafi 1 pika 2.

ALBAN UKZMAJLI ; gjyqtar futbollit nga Ferizaj , nëprocedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në kryerjen e detyrës së gjyqtarit në ndeshjen e futbollit të Ligës së dytë të Kosovës për kategorinë e seniorëve java e XII-të – kategoria e seniorëve; DARDANET – DEQANI e zhvilluar me datë 05.11.2018 në Gjakovë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; fshehja e kartonëve të kuq në bashkëpunim me delegatin e ndeshjës dhe zyrtaret e të dy klubeve )

DENOHET

Me ndalesë të refrimit në koihëzgjatje për; 1 ( një ) vit në bazë të Rregullores disiplinore neni 79 paragrafi 1 pika 1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera