I dyshuari për vrasjen në Klinë ishte dënuar për dy vepra penale nga Gjykata e Klinës

Autori: Gazeta inFokus
15:00 | 15 August 2023
I dyshuari për vrasjen e ndodhur më 7 gusht 2023 në një lokal në Klinë, Tush Frroku, ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Pejë, Dega në Klinë, për veprën penale “Ndryshim i njehësorit të shërbimeve” dhe tri vepra penale “Vjedhje e rëndë.
Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.
Zhuti konfirmoi se i dyshuari Tush Frroku, për veprën penale “Ndryshim i njehësorit të shërbimeve” është dënuar me 1 vit burgim dhe gjobë në shumën prej 300 euro, të cilat nuk do të ekzekutohen nëse i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale në afat prej një viti.
“Me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë – Dega në Klinë, P.nr.218/16. i plotfuqishëm me datë 16.01.2019, është gjykuar për vepër penale ndryshim i njehësorit të shërbimeve nga neni 323 I KPRK-së, për të cilën i është përcaktuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe dënim me gjobë në shumë prej treqind (300) euro, të cilat dënime nuk do të ekzekutohen nëse i njejti nuk kryen vepër të re penale në afatin prej një (1) viti”, thuhet në përgjigjen e saj.
Po ashtu, zëdhënësja konfirmoi se Frroku është dënuar edhe për tri vepra penale “Vjedhje e rëndë”, për të cilat i është shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 11 muaj dhe dënim me gjobë prej 1 mijë e 500 euro.
“Me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë – Dega në Klinë P.nr.245/18 të datës 13.03.2023, i plotfuqishëm me datë 25.04.2023, është gjykuar për tri vepra penale vjedhje e rëndë nga neni 327 par.1 nënpar.1.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, për të cilat i është shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej njëmbëdhjetë (11) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijëepesëqind (1500) euro”, shtoi ajo.
Edhe Prokuroria Themelore në Pejë, kishte konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se Frroku është akuzuar edhe për dy vepra penale dhe se ndaj tij kishte procedurë për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Prokuroria bëri të ditur se në vitin 2012 kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Po ashtu, ndaj tij ishte ngritur edhe aktakuzë për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.
Meqenëse i dyshuari është në kërkim policor, “Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se Policia është duke e bërë maksimumin për të gjetur vendndodhjen e tij, mirëpo deri më tani nuk ka ende asgjë. Gashi tha se në momentin që i dyshuari do të arrestohet, do të njoftohet i gjithë opinioni publik.
Ndërsa, që nga 7 gushti 2023, Policia e Kosovës, e ka shpallur në kërkim të dyshuarin Frroku, për vrasjen e ndodhur nё rrugën “Leonard Palucaj”- Klinё, më 7 gusht 2023. Policia kishte njoftuar se i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe nën kërcënim të armës ka grabitur më pas një veturë duke u larguar në drejtim të Gurrakocit.
Policia ishte vënë në ndjekje të tij dhe në fshatin Kosh të Istogut është gjetur vetura e braktisur.
Ndryshe, viktima fillimisht ishte plagosur, por kishte ndërruar më pas jetë në Qëndrën e Mjekësisë Famljare në Klinë.
“Me vendim tё prokurorit tё shtetit trupi i pajetë i viktimёs dërgohet ne institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinё pёr obduksion”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Të tjera
-
Temperatura të larta, parashikimi i motit për nesër
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe me temperatura të larta. ...
-
Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se rrugët që lidhin ...
-
Serbët bllokojnë rrugën Rashkë-Jarinjë, qarkullimi në kufi me Kosovën thuajse i ndaluar
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se disa qytetarë të na...
-
Osmani publikon foto me familjen në festën e Pavarësisë së Amerikës
Më 4 korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë Ditën e Pavarësisë. Kjo...
-
Hoxhaj tha se e mbështet një koalicion me VV’në, Çitaku: Befasi deklarata e tij, qëndrim i ri
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar ditë më parë se do ta votont...
-
Putin dhe Macron zhvillojnë bisedën e parë pas gati tri vjetësh, presidenti francez bën thirrje për armëpushim në Ukrainë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e zhvilloi një telefonatë “të rëndësishm...
-
Miratohet në Senat “Projektligji i madh dhe i bukur” i Trump
Pas pothuajse 27 orësh dhe 46 votave për amendamentet, republikanët e Senatit...
-
Takimi me Netanyahun javën e ardhshme, Trump jep detaje rreth temave që do të diskutohen
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të ...
-
Nga sot nis mbulimi i policës kufitare për mërgimtarët, mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njo...
-
Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën
E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka t...
-
Shfaqej me ar*më në foto, Policia arreston një burrë në Shtime – i gjenden uniforma ushtarake në shtëpi
Policia e Rajonit të Ferizajt ka arrestuar një burrë në fshatin Reçak të Shti...
-
Rama njofton për nisjen e zbatimit të plotë të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nga sot ka nisur zbatimi ...