Lajme

I akuzuari pranon fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhjet e vitit 2019

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 08 November 2022

Egzon Puka, ish-Kryesues i Komisionit Zgjedhor të një vendvotimi në Gjakovë, e ka pranuar fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimit, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2019.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Enis Gashi, i akuzuari e pranoi fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet.

“E pranoj fajësinë, jam pendu. Ka ndodhur për shkak të ndonjë gabimi teknik për shkak të lodhjes. Unë i kam regjistruar të dhënat në formular ashtu siç mi kanë dhënë komisionerët dhe nuk jam e as nuk kam qenë anëtar i ndonjë partie politike, e për më tepër nuk kam pasur arsye ta ndihmojë apo dëmtoi ndonjë pjesëmarrës tjetër”, tha ndër të tjera i akuzuari.

-Advertisement-

Prokurori Gashi nuk e ka kundërshtuar pranimin e fajësisë të bërë nga i akuzuari.

Më pas, gjykatësi Ilir Rashkaj e ka aprovuar pranimin e fajësisë të bërë nga i akuzuari, ndërsa shpalljen e ka caktuar që të bëhet më 9 nëntor 2022.

Ndryshe, në aktakuzë thuhet se Egzon Puka, më 6 tetor 2019, në Gjakovë, pas orës 19:00 pas mbylljes së vendvotimeve, duke keqpërdorur pozitën apo autorizimin e tij lidhur me zgjedhjet ka regjistruar në mënyrë të pasaktë rezultatet e zgjedhjeve në dokumentet zgjedhore.

Sipas aktakuzës, ai këtë e ka bërë në atë mënyrë që i njëjti ditën kritike ishte i autorizuar nga ana e KQZ-së si Kryesues i Komisionit Zgjedhor në vendvotimin që gjendej në shkollën fillore “Yll Morina” në Gjakovë, pikërisht pas numërimit të votave në Formularin e rezultateve të kandidatëve, në kundërshtim me nenin 102 paragrafi 2 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, ka regjistruar në mënyrë jo të saktë votat e kandidatëve, duke regjistruar 112 vota, prej tyre 43 vota të shtuara dhe 69 vota të hequra, me ç’rast me gjithsej 112 vota i ka dëmtuar kandidatët e ndryshëm brenda subjekteve politike për zgjedhjet e përgjithshme.

Me këto veprime, ai ak

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024

Të tjera