Lajme

I akuzuari nga Kamenica mohon se e goditi me lopatë të dëmtuarin, thotë se rastin ia kurdisën “një katund”

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 01 December 2021

I akuzuari nga Kamenica mohon se e goditi me lopatë të dëmtuarin, thotë se rastin ia kurdisën “një katund”

I akuzuari N.M ka mohuar se në shkurt të vitit të kaluar në fshatin Grizime të Kamenicës, me një lopatë e kishte goditur të dëmtuarin D.Gj, pasi ky i fundit i kishte shkuar atij në oborrin e shtëpisë dhe e kishte ofenduar atë. Po ashtu, tha se rastin ia kanë montuar një katund.

Këtë deklarim, i akuzuari e bëri në seancën fillestare të mbajtur të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Kujtesa Fazliu, raporton “Betimi për Drejtësi”.

-Advertisement-

“Nuk është e vërtetë, veç e kam qitë prej oborrit. Ma kanë kurdis ni katund se ky s’ka ditë, e kanë mësu me thanë kështu”, deklaroi i akuzuari.

Gjykatësja Valbonë Dërvodeli e njoftoi të akuzuarin se në afat prej 15 ditësh ka të drejtë për kërkesë lidhur me hudhjen e aktakuzës, provat në aktakuzë dhe ligjshmërinë e saj.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjilan, më 19 qershor 2020, ka ngritur aktakuzë ndaj N.M me arsyetimin se në shkurt të vitit të kaluar në fshatin Grizime të Kamenicës, ai lehtë e lëndon të dëmtuarin D.Gj.

Sipas prokurorisë, përderisa i dëmtuari me babanë e tij D.Gj shkojnë tek shtëpia e të akuzuarit, hyjnë në oborr të shtëpisë dhe i dëmtuari e fyen të akuzuarin duke i thënë “kam me ua … nanën, se ju keni ardhur nga Medvegja në fshatin tonë”, dhe pas kësaj i akuzuari del në oborrin e shtëpisë së tij dhe me një mjet të përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor – lopatë, e godet në trup të dëmtuarin dhe të njëjtit i shkakton lëndim të lehtë trupor.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafi 1.4 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme prej gjashtë muaj deri në pesë vjet burgim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera