Hyseni tregon se si insistoi Rugova për pavarësi në takimin e parë me Sekretarin Amerikan të Shtetit
Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 21 January 2020
Bashkëpunëtori i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Skender Hyseni, ka thënë se në mesin e shumë personaliteteve të shquara shqiptare asnjë nuk ishte si Ibrahim Rugova.
Ai e ka përshkruar figurën e Ibrahim Rugovës si një mishërim të një dijetari të rrallë dhe të një intelektuali të guximshëm.
“Padyshim siç e thotë edhe At Zef Pllumi Ibrahim Rugova e ka shënuar shekullin shqiptar. Gjatë shekullit të fundit shqiptarët kanë pasë personalitete të shumta të mëdha, por asnjë si Ibrahim Rugova”.
“Asnjë me veçanti të theksuara siç i kishte Ibrhaim Rugova. Ai ishte mishërim i një dijetari të rrallë dhe të fortë, një politikani modern dhe vizionar dhe shumë prognozues i saktë. Ishte mishërim i një njeriu që ishte absolutisht konsisent dhe i palëkundshëm në projeksionet e tij për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Këtë konsistencë dhe këmbëngulësi ai e mbronte me një butësi e cila e shquante veç Ibrahim Rugovën, askënd tjetër”.
“Nuk kishte madje as kundërshtar në qëndrime që do t’i mbante mëri Ibrahim Rugovës pse insistonte në diçka ndryshe”.
Hyseni e ka kujtoi takimin e parë të presidentit Ibrahim Rugova me Sekretarin Amerikan të Shtetit Ëarren Christopher në vitin 1995.
“Më duhet ta kujtoj takimin e parë zyrtar të presidentit të zgjedhur të Kosovës Ibrhaim Rugova me Sekretarin Amerikan të Shtetit Ëarren Christopher – nëntor-dhjetor 1995”.
“Ishte koha kur në State Departamentin Amerikan mbizotëronte ideja e një autonomie të zgjeruar për Kosovën ose siç quhej një autonomie përmbajtësore. Takimi ishte i shkëlqyeshëm, sepse kushdo që e takonte Rugovën përpos që synonte të këmbente pikëpamjet politike ishte edhe një kurreshtje që shkonte përtej kësaj – Rugova si pacifist, Gandi i Ballkanit dhe gjithë ato epitete që bota ia kishte dhënë”.
“Takimi rrodhi në atmosferë skajshëm miqësore, por në insistimin e sekretarit Christopher që Kosova mund të fitonte një autonomi të zgjeruar, presidenti Rugova i tha ‘Kjo nuk është zgjidhje për çështjen e Kosovës. Është një Kosovë e pavarur dhe neutrale, por ja që ne pajtohemi me një periudhë tranzitore disavjeçare – një protektorat ndërkombëtar. Pastaj, populli i Kosovës duhet të pyetet në referendum se çfarë do’.
“Në këtë konstatim të presidentit Rugova, sekretari Christopher e mori sërish fjalën dhe përmendi një varg arsyesh të kontekstit politik të atëhershëm pse ishte punë e vështirë që Kosova të bëhej e pavarur”.
“Sërish Rugova u kthye te e njëjta me gjithë mirëkuptimin dhe respektin dhe tha “Asnjë zgjidhje nuk funksionon në Kosovë përpos pavarësisë së plotë. Nëse nuk mund të përkrahni për këtë zgjidhje mund të bëhemi shteti i 51-të SHBA-ve’, i tha me gjysmë shaka dhe këtu plasi një e qeshur. Por, në këtë takim e ritheksoi disa herë me një konsistencë që e shquante – me fjalë të buta dhe mirëkuptuese – se duhet të ecim në drejtim të pavarësisë së vendit”, tha ai në Zona B të Klan Kosovës.
Të tjera
-
Parahikimi i motit për sot
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lok...
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...