Lajme

Hyseni thotë se votat për demarkacion ishin të sigurta

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 11 May 2017

Rrëzimi i Qeverisë ka shtyrë në pafundësi ratifikimin e demarkacionit, sipas anëtarit të LDK-së, Skender Hyseni.

Ai në Rubikon të KTV-së theksoi se kjo çështje është përdorur skajshmërisht si pretekst.

Hyseni thotë se ky mocion nuk e ka dëmtuar LDK-në si parti politike.

-Advertisement-

Por ai ka thënë se PDK-ja vendosi që të shkojë në zgjedhje për motive politike.

“Është legjitime që PDK të thotë se jemi të interesuar të ketë zgjedhje nacionale, por kjo është joparimore”, ka thënë ai.

Hyseni përmendi takimin e fundit e kryeministrit në largim Isa Mustafa me ambasadorin amerikan Greg Delawie. Hyseni thotë se votat për demarkacion ishin të sigurta.

“Ditëve të fundit, takimi i fundit i kryeministrit Mistafa ku ka qenë edhe Delawie, më është transmetuar që përveç një ose dy votave që mund të ishin kontestuara, të tjerat ishin të sigurta”, ka thënë ai.

Interes i të dyja palëve ishte ratifikimi i marrëveshjes, theksoi Hyseni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera