Lajme

Hyseni bën homazhe te varret e Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 17 January 2023

Kryetari Hyseni me bashkëpunëtorët bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve në 41-vjetorin e rënies së heronjve, Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me bashkëpunëtorët dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë sot homazhe te varrezat e

dëshmorëve me rastin e 41-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla.

-Advertisement-

“Sakrifica e tyre për lirinë e vendit është motivi ynë për angazhim dhe përkushtim në vazhdimin e rrugës të cilën na e trasuan me gjak e mund. Qoftë i përhershëm kujtimi për dëshmorët tanë!

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së martirëve të kombit!”, ka thënë kryetari Hyseni, njoftojnë nga Komuna e Gjilanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera