Sport

Hysaj flet pas fitores ndaj Kazakistanit dhe tregon pse humbin shiritin e kapitenit

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 15 November 2020

Kombëtarja e Shqipërisë e ka mposhtur Kazakistanin me rezultat 3-1, në duelin e xhiros së pestë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur mbrojtësi, Elseid Hysaj, i cili ka thënë se janë të bashkuar dhe bëjnë sakrifica të mëdha për fitore.

Tutje ai ka folur edhe për shiritin e kapitenit, të cilin i’a mori portieri, Etrit Berisha.

-Advertisement-

“Është shumë me rëndësi për grupin të fitojmë pasi ne jemi të bashkuar dhe kemi bërë sakrifica të mëdha. Është një fitore e madhe për ne. Për Shqipërinë jap maksimumin. Meqenëse Strakosha nuk ishte sonte, atëherë shiriti i kapitenit i kaloi Berishës, por pas rikthimit të Strakoshës do të më rikthehet mua”, deklaroi Hysaj për TVSH.

Pas kësaj fitoreje Shqipëria renditet e dyta në Grupin e 4 të Ligës C me 8-të pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera