Lajme

Hykmete Bajrami reagon pas shkarkimit të Ardita Sinanit: Shkarkuan të vetmen grua kryetare të komunës në rajon

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 11 April 2022

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas shkarkimit të Ardita Sinanit nga posti i kryetares së Preshëves, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se në një vend si Serbia ku shqiptarëve ju mohohet çdo e drejtë është shkarkuar e vetmja grua kryetare e komunës.

“Në një vend siç është Serbia, ku shqiptarëve ju mohohet çdo e drejtë njerëzore, vendosin të bëjnë luftë politike mes veti dhe ta shkarkojnë të vetmen grua kryetare të komunës, në rajon.
Kushdo që ushqen ndasi të shqiptarëve qofshin ato edhe politike, sidomos në vendet ku ata nuk janë shumicë, veç mirë nuk është duke ju bë”, ka shkruar Bajrami.

-Advertisement-

Po ashtu Bajrami shtoi se që nga sot e tutje ajo do të jetë edhe më e fortë.

“Duke e njohur Arditen, e di që ajo nga sot e tutje do të jetë edhe më e fortë”, ka shkruar tutje Bajrami./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera