Lajme

Hykmete Bajrami kundër pagave të zëvendësministrave

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 04 February 2019

Të shtunën kur është votuar Ligji për buxhet dhe dialog, është marrë edhe një vendim që, zëvendësministrave të qeverisë Haradinaj t’u vazhdohet paga edhe pas përfundimit të mandatit.

Kjo pasi që deputetët e Kuvendi të Kosovës votuar pro amandamentit që ua lejon këtyre zyrtarëve të marrin 70% të pagës, përgjatë 6 muajve pas përfundimit të mandatit, shkruan Gazeta inFokus.

Të gjithë ata zëvendësministra të cilët pas përfundimit të mandatit nuk realizojnë asnjë të hyrë nga buxheti i shtetit, ka të drejëtn e kompenzimit kalimtar prej gjashtë muajsh në vlerë prej 70% të pagës bazë.

-Advertisement-

Ky fakt, ka shkaktuar paknaqësi tek deputetët e opozitës.

Deputetja Hykmete Bajrami, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për inFokus, ka theksuar se pagesa e zëvendësministrave ka qenë praktikë që është realizuar edhe më herët mirëpo, sic thekson ajo, në esencë kjo s’do të kishte paraqit asnjë problem sikur numri i zëvendësministrave të mos ishte afërsisht deri në 80.

“Ka qenë praktikë edhe më herët që ministrat dhe zëvendësministrat të paguhen. Para qeverisë Mustafa praktikë ka qenë që të paguhen 1 vit. Kryeministri Mustafa pati marrë një vendim që zëvendësministrat të paguhen vetëm 6 muaj e jo një vit. Mirëpo, kjo s’do t’kishte problem dhe do t’ishte normale nëse në cdo ministri të kishim nga dy zëvendësministra së paku”, tha ajo.

Bajrami, shtoi se duke i’u referuar përvojës së vet personale, aludon se në ministri, do t’ishte e mjaftueshme vetëm një zëvendësministër.

“Unë kam qenë vet ministre dhe ju siguroj që me emërimin e zëvendësministarve deri në 6 për ministri, është bastardu tepër sepse më shumë se 1 zëvendës, nuk ka nevoj më shumë”, theksoi ajo.

Si rrjedhoj e kësaj, Bajrami bëri të ditur se nuk grupi parlamentar i LDK’së, nuk është pajtuar asnjëherë me këtë fenomen sepse kjo është kosto shumë – shumë e madhe.

Bajrami, ndër të tjera, u shpreh edhe për një shqetësim tjetër në raste se vendi shkon në zgjedhje.

“Merreni me mend nëse shkojmë në zgjedhje. Duhet të paguhen gjithë këta zëvendësministra, ministra e zëvendës kryeministra e plus pagesat për kabinetin e ri që kishte me dal mbas zgjedhjeve. Kjo do t’ishte një barrë tepër e madhe për shoqërinë në tërësi”, tha ajo.

Në këtë kontekst, ajo shtoi se, qeveria Haradinaj duhet të bjerë sa pasi që vendin e ka dërguar në kollaps total.

“Qeveria Haradinaj rriti pagat për sektorin publik ndërkohë që, sa i përket sektorit privat, kjo qeveri e ka rrit numrin e inspektorëve që nënkupton duhet me dal mi dënu bizneset private që të mbushet arka për mi pagu punën apo mospunën e komplet 80 zëvendësministrave”, përfundoi Bajrami./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera