Sport

Humbja ndaj Portugalisë, Gomez: I lumtur që luajta, me Ganën është “finale”!

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 29 November 2022

Maximiliano Gomez, sulmuesi i Uruguait, tha pas humbjes 2-0 ndaj Portugalisë se e mira e vetme për të është që pati mundësi të luante.

Duke folur për mediet pas këtij takimi, Gomez shtoi se po ashtu i vjen keq sepse sipas tij luajtën një pjesë të dytë të mirë.

“Më vjen mirë që pata mundësinë të futem në fushë, por në të njëjtën kohë më vjen keq për rezultatin, sepse luajtëm një pjesë të dytë të shkëlqyer. Portugalia është një skuadër e madhe dhe ne e dinim se do të përballeshim me lojtarë të shkëlqyer, por tani duhet të mendojmë për sfidën e radhës me Ganën, takimin e fundit të fazës së grupeve do ta luajmë sikur të ishte një finale dhe shpresojmë të arrijmë ta fitojmë atë.”-deklaroi Gomez.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera