Humbja më e thellë, sa rekorde të vendosura në Liverpool-United
Autori: Gazeta inFokus
13:12 | 06 March 2023
Premier League dhuroi një shfaqe spektakolare pasditen e së dielës, teksa tifozët e lojës së bukur ishin dëshmitar të një triumfi madhështor të Liverpoolit me rezultatin e thellë 7-0 kundër rivalëve të Manchester United.
Mitiku Anflied është dëshmitar i shumë fitoreve fantastike dhe shpeshherë rikthimeve spektakolare të Liverpool, por kjo ndeshje dhe ky rezultat do të mbetet gjatë në histori për shkak edhe të rekordeve të shumta që janë thyer.
Për United kjo ishte disfata më e thellë përsa i përket shekullit 21. “Djajtë e Kuq” edhe këtë sezon në derbin kundër Manchester Cityt u mundën 6-3. Ndërsa në verën e vitit 2022 në startin e Premier League humbën kundër Brentford 4-0. Në sezonin 2011/2012, City i ka mundur rivalët e qytetit në derbi 6-1, ndërsa po me të njëjtin rezultat “Djajtë e Kuq” janë mundur me Tottenham në sezonin 2020/2021.
Sa i përket historisë së përballjeve, rezultati më i thellë në ndeshjen Liverpool – Man United i takonte vitit 1895, ku të kuqtë regjistruan fitoren 7-1. Pas 128 vitesh regjistrohet një rekord i ri në përballjet direkt me fitoren e të kuqve 7-0.
Prej vitit 2016 në “Anflied” janë zhvilluar tetë ndeshje midis Liverpoolit dhe Man United. “Djajtë e kuq” në total kanë realizuar vetëm 1 gol, teksa ky është një tregues i qartë i dominimit të skuadrës së Jurgen Klopp në vitet e fundit. Sa i takon holandezit, Erik Ten Hag për të ishte humbja më e thellë në karrierën e tij prej 481 ndeshjesh si trajner në të gjitha garat.
Kjo ndeshje ishte speciale edhe për Mohamed Salah. Mbreti Egjiptian u bë golashënuesi më i mirë i Liverpoolit në histori të Premier Leagues.
Ndërsa për herë të parë që nga viti 1908, tre lojtarë të Liverpool-it kanë shënuar nga 2+ gola në një ndeshje të vetme kundër Manchester United; Cody Gakpo, Darvin Núñez dhe Mohamed Salah.

T� tjera
-
Maqedonci vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Golden Sabre”
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë në ushtrimin fushor “Golden ...
-
Sveçla njofton për aksionin në Mitrovicë, sekuestrohen kok*ainë, telefona dhe mbi 1 mijë euro
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e ...
-
Shiroka-Pula: Filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Sami...
-
Ardian Gjini publikon shifrat e BQK-së: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve janë rritur në mënyrë ekstreme, si po ia dalin familjet kosovare?
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjes...
-
Reagimet se i kanë ndarë vetëm 1.5 milionë për to, Pacolli: Mandat i digave, janë në proces, ndërtimet fillojnë më 2027 -28
Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një po...
-
‘‘Në asnjë moment’’ – EULEX mohon ‘‘fuqishëm’’ raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka mohua...
-
Studentët e UP-së paralajmërojnë protestë, kërkojnë dorëheqjen e rektorit
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës dhe Këshillat Studentorë t...
-
Veturat e Policisë ende me goma të verës? Ibishi: Sezoni nuk pret
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka kritikuar mungesën e gomave për vetur...
-
Komandanti i KFOR’it Vergori në Tiranë: Po vazhdojmë optimizimin e forcave, procesi mund të kthehet prapa nëse rrezikohet siguria
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, ka marrë pjesë në takimin e 14-të të S...
-
Nisma e re legjislative për ligjin për Specialen/ Bajraktari: Synimi kryesor do të duhej të ishte kthimi i selisë së kësaj Gjykate në Kosovë
Avokati Ardian Bajraktari ka shkruar lidhur me nismën e re ligjore sa i ëprke...
-
Lansohet Sistemi i Pagesave të Shpejta, paratë do të transferohen brenda pak sekondash
Qeveria e Kosovës ka njoftuar për lansimin e Sistemit të Pagesave të Shpejta,...
-
Incidenti jashtë shtëpisë së Jakup Krasniqit, pjesëtari i EULEX-it dyshohet se ia drejtoi armën një familjari
Jakup Krasniqi ka përfunduar edhe vizitën e tretë me radhë në shtëpinë e tij ...































