Lajme

‘Humbin’ 11 milionë euro që Serbia i pagoi për ujësjellësin në veri

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 11 May 2018

Zyra e BE-së në Kosovë në vitin 2011 kishte nisur projektin e zgjerimit të kapaciteteve të fabrikës për përpunimin e ujit në Shipol të Mitrovicës, i cili do të furnizonte me ujë edhe komunat veriore, por serbët e këtyre komunave nuk kishin pranuar të kyçeshin në jug, por kishin vendosur ta ndërtojnë ujësjellësin rajonal të veriut në një fshat të Zubin Potokut, ndërtimi i të cilit ka dështuar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Tri komunat veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zveçani dhe Leposaviqi, edhe pas 5 vjetëve nga fillimi i punimeve nuk janë bërë me ujësjellësin e vet.

Dy komunat veriore, Mitrovica e Veriut dhe Zveçani, edhe më tutje furnizohen me ujë nga fabrika për përpunimin e ujit në Shipol të Mitrovicës dhe për ujin e harxhuar nuk paguajnë asnjë cent.

-Advertisement-

Madje edhe kur ka prishje në jug ata alarmojnë menjëherë të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare, madje edhe Zyrën e BE-së në Kosovë me kërkesën që uji të mos u ndalet kurrë. Gati në 13 milionë euro kanë arritur borxhet e serbëve të veriut të Kosovës për ujin e shpenzuar..

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera