Fun & Video

Humbën një javë në zonën me moçale ku ka shumë krokodilë, shpëtohen me helikopter (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 11 December 2017

Ryan Crowder dhe Tom Rieker, kishin planifikuar të përshkonin një pjesë malore në Floridë të Shteteve të Bashkuara brenda tri dite, por humbën hartat dhe navigatorët e orientimit.

Për pasojë, 25-vjeçari dhe shoku tij një vit më i ri, kaluan një javë në zonën me moçalishte ku kishte shumë krokodilë dhe egërsira tjera të uritura, transmeton Telegrafi.

Shumicën e rrugëtimit ata e bënin në hapësira me ujë deri në gju, duke hasur në shumë vështirësi nëpër degët e barishteve.

-Advertisement-

“E hodhëm tendën, sepse ishte vështirë ta bartnim dhe duhej të flinim në qiell të hapur. Një ditë kur u zgjuam, pamë disa kafshë që ishin sulmuar nga grabitqarët”, ka thënë njëri nga alpinistët.

Meqenëse ata nuk ishin lajmëruar në bazë, ku duhej të shkonin për pushim, ka nisur ekspedita për shpëtim, me forca këmbësore dhe helikopter.

Shkaku i mungesës së ushqimit dhe ujit, ata ishin të dehidruar dhe të lodhur, ndërsa kanë gjendje të mirë shëndetësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera