Lajme

Humb jetën tragjikisht në Gjermani 25 vjeçari nga Prishtina

Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 14 June 2019

Liridon Shahini nga Prishtina ka humbur jetën të premten në vendin e punës në Gjermani.

25 vjeçari kishte pësuar një aksident me minibager, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka bërë të ditur shoku i të ndjerit, Naim Cacaj.

-Advertisement-

“Fatkeqësi kjo e cila mori jetën të riut kosovar gjatë vozitjes së minibagerit ku i ndjeri ishte edhe vozitesi. Ngjarja ka ndodh pas rrotullisjes ne kahun e majtë kur Liridoni mundohej të kërcente jasht por nuk pati mundësi ti shpëtoi vdekjes nga pesha e rëndë e minibagerit përkunder tentimit të shpëtimit të tij nga shqiptari i cili ishte edhe udhëheqës i punëtorëve Shemsedin Cikaqi nga Suhareka me banim ne Gjermani“, ka thënë Cacaj.

Ai njoftoi se  varrimi i të ndjerit do të bëhet të shtunën (15.06.2019) në varresat e Hajvalisë pas faljes së Namazit te Drekes (ora 13:00) nga Xhamia e Hajvalisë.

Liridoni me prejardhje nga Medvegja ka lënë mbrapa gruan dhe 2 fëmijë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera