Lajme

Humb jetën në një aksident tragjik 24-vjeçari shqiptar në Greqi

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 09 July 2023

Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë pak pas mesnatës të së premtes në Greqi, pasi humbi kontrollin e motorit që drejtonte dhe u përplas me një shtyllë dritash në rrugën Lakonikis, në Kalamata.

Sipas raportimve nga mediat greke, mësohet se 24-vjeçari me origjinë shqiptare, për një arsye të panjohur ka humbur kontrollin e motorrit në të djathtë të rrugës dhe ka përfunduar në një shtyllë, ku ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me autoambulancë në spitalin e Kalamatës.

Por plagët e tij ishin shumë të rënda dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve ai nuk arriti të mbante veten në jetë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera