Hulumtimi i Infokusit se KEK-u tregtoi energji me kompani të pa licencuar në Kosovë, çfarë kishte thënë Nagip Krasniqi në komisionin parlamentar?
Autori: H.Smajli 12:45 | 26 April 2023
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të thirrur nga PDK-ja ku po diskutohet për Korporatën Energjetike të Kosovës ka thënë se partia e tij në vazhdimësi ka përcjellur ndodhitë në KEK, dhe ka bërë edhe thirrje që të bëhet një hetim penal për tash ish krye shefin e kësaj korporate, Nagip Krasniqin.
Selamanaj për këtë kërkesë ka përmendur edhe tregtimin me energji nga KEK-u me një kompani e cila vepronte e pa licencuar në Kosovë, pavarësisht se Nagip Krasniqi ishte informuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë se kjo kompani operonte pa licencë, për të cilën kishte raportuar Gazeta Infokus.
Çfarë kishte thënë Nagip Krasniqi për tregtimin me energji me kompaninë e pa licencuar në Kosovë?
LDK kishte kërkuar hetim penal për krye shefin ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqin për disa dyshime për shkelje të ligjit e ndër to edhe tregtimin me energji me kompaninë “HSE” për të cilën kishte raportuar Infokusi.
Sipas Selmanajt, Nagip Krasniqi gjatë raportimit para komisionit parlamentar për energji kishte deklaruar se është informuar nga ZRRE-ja se kjo kompani me bazë në Lubljanë të Sllovenisë nuk është e licencuar në Kosovë mirëpo pavarësisht kësaj e ka vazhduar operimin dhe tregtimin me të njëjtën kompani.
“Ne në komisionin parlamentar për energji kemi kërkuar hetit penal ndaj, krye shefit Nagip Krasniqi, edhe për raste të tjera. Vazhdimi i tregtimit me energji elektrike nga ana e KEK-ut me kompaninë HSE, cila vepronte pa licencë në Kosovë, të cilën ishin infomruar edhe zyrtarisht nga zyra e Rregullatorit të Energjisë. Këtë e ka konfirmuar vetë zotëri Krasniqi në dëshminë e tij me datën 13 tetor 2022, ku ka deklaruar se përkundër se ka pranuar email nga ZRRE-ja për mungesën e licencës së kompanisë HSE, ai ka vazhduar operimin dhe bashkëpunimin për shkak se ai interpreton ligjin vetë dhe nuk i subordinohet ZRRE-së”, ka thënë deputeti i LDK-së.
LEXO EDHE: SKANDALOZE: Ymer Fejzullahu konfirmon se KEK-u kundërligjshëm po blen energji elektrike nga një kompani e pa licencuar në Kosovë
Por megjithatë, edhe pasi i ishte konfirmuar zyrtarisht nga bordi i ZRRE-së, KEK-u nuk i ka ndalur pazaret e blerjes së energjisë elektrike nga ky operator ekonomik i cili nuk posedonte licence nga shteti i Kosovës.
“Ne kemi një vlerësim edhe nga ana e zyrës ligjore, ne i kemi dërguar edhe përgjigje nga departamenti për licencim dhe ligjore e ZRRE-së që të ndërpritet kjo çështje. Ka kërkuar konfirmim nga ana e bordit të ZRRE-së, ne i kemi kërkuar prapë me një shkresë të veçantë, mund të jetë në qershor ndoshta. Mund ti kem edhe saktë këto shkresa por me rëndësi si proces ata kanë kërkuar që të kemi shkresë të veçantë, jo nga stafi i ZRRE-së por të kemi shkresë nga ana e Bordit të ZRRE-së. Ne e kemi përsërit dhe i kemi dërguar një shkresë të veçantë që nuk është e mundur të tregtohet me këtë tregtar meqenëse nuk është i licencuar nga ana e ZRRE-së. Ata kanë vazhduar me tregtimin”, kishte deklaruar Zejnullahu.
Pra edhe pasi bordi i KEK-ut i kishte konfirmuar, Krasniqit se “HSE-ja” nuk ishte e licencuar KEK-u e vazhdoi tregtimin e energjisë elektrike me këtë kompani duke u thirrur në parimin e reciprocitetit.
Kush është “HSE-ja”, qe mori nga KEK-u mbi 8.3 milionë euro për 7 muaj?
“Holding Slovenske Elektrarne (HSE)”, ka bazën në Lubljanë të Sllovenisë.
Sipas faqes së tyre zyrtare, selia e kësaj kompanie është në Lubljanë derisa ka edhe disa degë të tjera në tre qytete të Sllovenisë.
Derisa nuk dihet ende se pse KEK-u po këmbëngul që të vazhdojë blerjen e energjisë nga kjo kompani duke mos qenë e licencuar në Kosovë, kujtojmë se Gazeta Infokus kishte raportuar në prill se Korporata Energjetike e Kosovës, sipas raporteve të shkëmbimit të energjisë elektrike që kishte siguruar Gazeta Infokus, për shtatë muaj kishte blerë energji elektrike në vlerë 11.8 milionë euro nga një kompani tjetër e quajtur GEN me bazë në Beograd e një tjetër në Lubljanë.
Të tjera
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...
-
Ekspertët thonë se zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Haziri për presidenten Osmani: E tepërt të diskutohet rikthimi në parti politike
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë ...