Hulumtim i televizionit zviceran: Ja për çka i përdori Azem Syla paratë që i mori si ndihmë sociale në Zvicër
Autori: Gazeta inFokus
14:16 | 07 Qershor 2017
Në një artikull të publikuar sot në faqen e transmetuesit publik të Zvicrës SRF, bëhet fjalë për gjykimin e pritshëm që do t’i bëhet Azem Sylës gjatë kësaj vere, nga gjykata e EULEX-it në Prishtinë. Artikulli është një përmbledhje e emisionit shumë të shikuar “Rundschau” të televizionit SRF, i cili do të emetohet sonte nga ora 20.55.
“Heroi i UÇK-së, Azem Syla duket të ketë vënë në organizatën e tij kriminele paratë nga ndihmat sociale të marra në Solothurn (kantoni zviceran ku ai ka jetuar). Ai ka marrë ndihma sociale në Kantonin e Solothurnit ndërsa në Kosovë në vitin 1999 ka qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare UÇK dhe më vonë edhe deputet”, thuhet në artikullin të cilin albinfo.ch e sjell në gjuhën shqipe.
Sipas hulumtimeve të “Rundschau”, Syla i ka investuar këto para në ngritjen e klanit të tij mafioz. Aktualisht ai ndodhet në burg, në Kosovë. Kësaj vere atë e pret procesi gjyqësor për mashtrimet e bëra me shitblerjet e tokës së refugjatëve serbë të luftës.
Ai ka vepruar i heshtur nga prapavija, i ka evituar të gjitha gjurmët, thuhet në aktakuzën e EULEX-it kundër Azem Sylës. “Ai ka grumbulluar 450 mijë euro, të cilat i ka marrë nga sistemi social i Zvicrës. Me probabilitet të madh këto të holla janë përdorur për të financuar aktivitetet e organizatës së tij kriminele”, citohet më tutje teksti i aktakuzës së EULEX-it.
Syla, duke filluar nga viti 2002 ka marrë në Solothurn ndihma sociale për 9 vite. Prokuroria e Solothurnit qe detyruar në vitin 2014 të ndërpriste një procedurë kundër Sylës për abuzim me ndihmat sociale, pasi që nuk kishte mundur të dëshmonte ekzistimin e vlerave pasurore të tij në Kosovë, transmeton Albinfo.ch. Ndërsa tash, sipas hetuesve të EULEX-it, është e qartë: Syla do t’i ketë menaxhuar kontot e veta përmes një personi i cili figuron rrejshëm si pronar i tyre. Por megjithatë, thuhet në artikull, është e çuditshme se si ka mundur të shpallet i sëmurë psikik në Zvicër një person kaq influencues në Kosovë!
Më tutje fjala i jepet gazetarit hulumtues nga Kosova, Vehbi Kajtazit, i cili me artikujt e tIj mbi Azem SylëN në portalin e tij hulumtues “Insajderi” ka vënë në rrezik jetën e vet. “Me paratë nga Zvicra, grupi i tij ka shtuar ndikimin. Ai (grupi) është pasuruar përmes metodave kriminale, ka falsifikuar dokumente, ka mitosur punonjësit e autoriteteve gjyqësore”, përcjell albinfo.ch. Kajtazi konsideron se banda e Sylës me mashtrimin rreth tokave ka fituar rreth 30 milionë euro.
Emisioni “Rundschau” sjell në mënyrë ekskluzive një dëshmitar të akuzës kundër Azem Sylës. Ai mbetet anonim, pasi që qysh nga dëshmia që ka dhënë para autoriteteve, frikësohet për jetën e tij. “Azem Syla ka një autoritet të lartë. Këta njerëz kanë frikë nga ai, ata e respektojnë dhe e dëgjojnë atë”.
“Syla gjithmonë është kujdesur që emri i tij të mbetet i pastër”, thotë avokati i tij Besnik Berisha, duke shtuar se ai nuk ka fare lidhje me mafinë e tokave. “Njerëzit që deri tash kanë dëshmuar kundër Azem Sylës, nuk janë njerëz të besueshëm.

T� tjera
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...






























