Hulumtim: Sa shpenzon Kosova për Trepçën që udhëhiqet nga serbët në veri të Kosovës?
Autori: Halil Berisha
14:39 | 22 June 2020
Gjiganti metalurgjik Trepça konsiderohet si një prej aseteve më me vlerë në Kosovë.
Por, tashmë ajo thuajse është e ndarë në dy pjesë, në njërën në jug dhe tjetra në veri të vendit e cila është nën menaxhim të AKP-së, por udhëhiqet nga serbët e asaj ane, shkruan gazeta Infokus.
E derisa shpesh nuk kanë munguar kritikat e akuzat për Trepçën në anën jugore se ajo më shumë harxhon se sa krijon fitim, investimet nga Buxheti i Republikës së Kosovës, nuk mungojnë për të dy anët, veçmas nga njëra tjetra.
Në fakt, prej fillimit të këtij viti e deri në momentin e publikimit të shkrimit, Treppca që udhëhiqet nga serbët, në veri të vendit, Buxhetit të shtetit i ka kushtuar hiç më pak se 3 milionë e 227 mijë euro.
Nga një hulumtim i bërë nga gazeta Infokus, shihet që prej kësaj shume, pjesa më e madhe ishin të dedikuara për eksplozivë dhe gërmime.
992 mijë euro gjatë këtij viti janë ndarë nga buxheti i Kosovës për Prokurim të eksplozivëve dhe pajisjeve eksplozive për Minierat në Crnac dhe Belo Brdo, ndërsa 480 mijë euro për gërmim të dhomave e gropave horizontale në minierën e Belo Brdo, shkruan gazetae Infokus.
Në fakt, këtë vit, deri më tash, gjithsej janë publikuar 10 tender.
- Eksplozivët dhe pajisjet eksplozive për Crnac dhe Belo Brdo – 992 mijë euro;
- Gërmimet n ëdhoma të gropave horizontale e vertikale në Belo Brdo – 480 mijë euro;
- Reagensat për nevoja të flotacionit në Leposaviq – 480 mijë euro;
- Topa të falsifikuara çeliku për qëllime mulliri flotacion në Leposaviq – 400 mijë euro;
- Druri i minierës për Crnac dhe Belo Brdo – 350 mijë euro;
- Pajisjet HTZ – 120 mijë euro;
- Goma për shpellë, makineri e trajtimit të ngarkesave e automjete të pasagjerëve – 120 mijë euro;
- Mulli rreshtim – 120 mijë euro;
- Vajra e Lubrifikantë – 105 mijë euro;
- Pajisje të shpimit për eksplorim në Crnac dhe Belo Brdo – 60 mijë;
E pavarësisht krejt këtyre investimeve milionëshe që bëhen nga Buxheti i Republikës së Kosovës, në faqen zyrtare të Trepçës që udhëhiqet nga serbët, dhe e cila është edhe në tenderët e publikuar, nuk ka as edhe një fjalë në gjuhën shqipe.
Aty, janë veç opsionet për gjuhën serbe dhe atë angleze./Gazeta Infokus.

T� tjera
-
Osmani në Oxford Union: Bota të mos harrojë, mijëra familje ende presin të dashurit e tyre
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një fjalim në Oxford Union, ka ng...
-
A do të ketë Gjermania së shprejti një presidente?
Presidenti aktual i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nuk mund të kandidoj...
-
Bajrami: Qeveria po i rehaton familjarët dhe të afërmit në ambasada
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për emërime të fam...
-
Rama përsëri i ngacmon VV’në me punët në kryeqytet: Fillimisht renderi, bageri dhe tash projekti
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka postuar disa fotografi për siç thotë...
-
Për një javë 18 raste të reja me fruth, nga prilli gjithsej 242 raste
Nga prilli, numri i mostrave për të konfirmuar fruthin janë shtuar në Institu...
-
Arrestohet një i mitur për kërcënimin terrorist ndaj muzeut në Moskë
Autoritetet ruse kanë arrestuar një të mitur në lidhje me një kërcënim të dys...
-
Nëntori sjell të ftohtin në Kosovë, IHMK paralajmëron shi e borë
Nëntori ka nisur me rënie të temperaturave në Kosovë, ndërsa ditët e para të ...
-
Rasti në fshatin Demiraj, kryetari i Gjilanit u bën thirrje organeve të drejtësisë
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për familjarët e d...
-
Avokati Lushaku propozon që gjyqtarët, prokurorët, policët dhe avokatët të kalojnë dy javë në paraburgim para marrjes së detyrës
Avokati Shpend Lushaku ka propozuar që personat që ushtrojnë funksionet e gjy...
-
Tragjedia në Demiraj të Gjilanit ku u gjetën të vdekur babë e bijë, çka dihet deri më tani?
Dy persona, një 27-vjeçar dhe vajza e tij tre muajshe, janë gjetur të vdekur ...
-
Blakaj: Mbrojtja e katërshes së UÇK-së në Hagë ka nevojë për mbështetje më të madhe financiare
Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka shprehur paqartësi lidhur...
-
Hiqet konstruksioni pa leje në rrugën “Rexhep Luci”, Rama: Prishtina punon edhe të dielave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është larguar një k...

































