Lajme

Lajmi i fundit: Kalon rezoluta për dialogun me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 15 December 2018

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar rezolutën për dialogun me Serbinë e propozuar nga Partia Socialdemokrate, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo rezolutë u votua me 59 vota për dhe 2 vota abstenim nga deputetët e koalicionit qeverisës bashkë me deputetët e PSD’së.

Në Kuvend prezent ishin 61 deputetë, dhe kjo rezolutë e propozuar nga PSD-ja u kundërshtua nga LDK-ja dhe VV-ja.

-Advertisement-

Me këtë rezolutë dialogu i Kosovës me Serbinë kthehet në Kuvendin e Kosovës.

Ky është teksti i rezolutës:

– Kuvendi e drejton dialogun,

– Kosova përfaqësohet me platformë shtetërore në dialog,

-Opozita merr pjesë të barabartë me pushtetin në delegacion të dialogut, –

-Opozita e bashkëdrejton dialogun,

– Shoqëria Civile përfshihet në delegacionin negociues,

– Kuvendi krijon komision që mbikëqyr procesin negociator,

– Marrëveshja përfundimtare me Serbinë do t’i nënshtrohet referendumit, ku populli do ta jap mendimin e tij./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera