Lajme

Sejdiu për shkarkimin e Rikallos: E shtuna nuk është larg

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 30 January 2019

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, pret që në seancën e së shtunës do të kalojë projekt ligji për Buxhetin dhe poashtu edhe ligje të tjera që kanë të bëjnë me pagat, që ndërlidhen me ndarjen buxhetore.

“Seanca për ndarjen buxhetore mbahet më 2 shkurt. Në rend të ditës para votën për projektligjin për ndarjen buxhetorë edhe ligji për pagat. Pas saj është ligji për paga dhe dy ligje tjera që lidhet me ligjin e pagave. Pas ligjit për ndarje buxhetore është edhe projekt statusi i Trepçës. Besoj që me 2 shkurt edhe kushtet e PSD-së do të plotësohen dhe të arrihet”, tha Sejdiu.

Sejdiu tha se kushtet janë bërë publike nga PSD-ja.

-Advertisement-

Ndërsa sa i përket shkarkimit të ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, Sejdiu tha se e shtuna nuk është larg.

“Ne i kemi bërë publike kushtet. Sot është votuar për datën e mbajtjes së mbledhjes. Ka arsye që ndërlidhen edhe me kushtet. Unë po besoj që e shtuna nuk është larg”, shtoi Sejdiu.

Ai foli edhe për mocionin e mundshëm për rrëzimin e Qeverisë, ku tha se le të vjen njëherë mocioni.

“Le të vie mocioni. Ne nuk kemi parë mocionin,kemi parë disa rezoluta, në votat e këtyre rezolutave as deputetët që e kanë nënshkruar nuk kanë qenë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera